Pas 9 orë kontrolli në pyllin e Llogorasë është gjetur shëndoshë e mirë shtetësia austriake e cila u shpall dje e humbur.
Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur austriakja 45-vjeçare me inicialet A. W., u ngritën grupe të posaçme të policisë dhe banorët me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj.
Në dëshminë e saj në momentet që u gjet nga ana e Policisë, turistja falënderon policinë dhe thotë se ata janë të mrekullueshëm.
Policët e Vlorës bashku me agjencinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e Llogorasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë.
Austriakes me inicialet A. W., i është bërë kontroll mjekësor dhe ajo është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.