Po udhëtonte me të dashurën e tij rumune, vdes në aksident 26-vjeccari nga Shkodra. Rajmondi Thaçina, u përfshi në një aksident rrugor në Torino, mëngjesin e së martës rreth orës 06:30. Emiganti po udhëtonte me një automjetin tip“Citroen” së bashku me një 28-vjeçare rumune Aleksandra C.I., kur u përplas me një makinë tjetër tip “Fiat”.
I riu u dërguar në gjendje të rëndë në spital, ku ndërroi jetë pak orë më pas, ndërsa 28-vjecarja rumune dhe shoferi tjetër janë në gjendje të rëndë. Të rinjtë janë nxjerrë nga makina nga një kuzhinier 59-vjecar, i cili po shkonte në punë. Më pas, atij i erdhën në ndihmë edhezjarrfikësit.
Karabinierët janë duke hetuar për dinamikën e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se ngrirja e asfaltit mund të ketë ndikuar në aksidentin me pasojë vdekjen. Mediat italiane raportojnë se ka pasur një përplasje balloremes dy automjeteve duke bërë që aksidenti të rezultonte fatal.
Pavarësisht se të rinjve u dha ndihmë e shpejtë dhe u dërgua me urgjencë në spital, 26-vjeccari nga Shkodra nuk mund t’u mbijetojë plagëvetë marra. 26-vjecari nga Shkodra, i cili prej shumë vitesh jetonte në Itali, duket se kishte pasion shpejtësinë pasi këtë e tregojnë dhe videon që ai publikonte në YouTube.
blob:https://www.youtube.com/404129cf-493d-4f08-a083-0748d89acdab