Shkëlzen Berisha ka komentuar një kabllogram të ambasadorit Amerikan John Withers pas s.hpërthimit të Gërdecit.
Në këtë kabllogram, thuhet se shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i ka rrëfyer ambasadorit se është i frikësuar për jetën e tij dhe se Shkëlzen Berisha i ka kërkuar të çojë municione në Gërdec.
Pjesë nga biseda
Ylli Rakipi: Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, ka vajtur tek ambasadori Withers dhe i ka shprehur frikë për jetën e tij. Ai ka thënë se ju i keni telefonuar dhe i keni kërkuar që të vijojë të dorëzojë municione të kalibrit të lartë në Gërdec dhe ta bëjë këtë gjë pa vonesa. Kjo thuhet në kabllogramin e Withers. Keni një përgjigje?
Shkëlzen Berisha:Unë kam përgjigje dhe e kam bërë publike. Nuk kam patur kurrë komunikim me zotin Hoxha. Nuk them se nuk e kam njohur, por nuk kam patur marrëdhënie dhe kontakte me të. Përveç meje, këtij pretendimi i ka dhënë vetë përgjigje, me deklaratë publike, për median, vetë zoti Hoxha, ku thotë se gjatë takimit me Withers, nuk është përmendur emri i Shkëlzen Berishës. Kësaj i ka dhënë përgjigje zoti Hoxha. Unë nga ana ime ju them se kjo është e pavërtetë.
Ylli Rakipi: Ka një moment këtu. Këtu gënjen ose Hoxha, ose Withers, ose ju. Se Ëithers i ka dërguar kabllogram qeverisë së vet.
Shkëlzen Berisha: Zoti Rakipi, ne kemi parë që ambasadorë të tjerë i kanë dërguar informacione institucioneve të tyre, që Shkëlzen Berisha në moshën 17 vjeç ka qenë trafikant ndërkombëtar droge, e ka bërë ish ambasadori i OSBE. Unë nuk futem të them se kush ka gënjyer por ju them se kjo nuk ka ndodhur. Zoti Hoxha ka bërë deklaratë publike. Zoti Withers nuk ka folur. Se kush gënjen është e qartë. Personi që nuk flet i bie të jetë ai që ka gënjyer.
Ylli Rakipi: Ka marrë edhe azil ky person?
Shkëlzen Berisha:Nuk e di.
Ylli Rakipi: Ndoshta e ka marrë për këtë shkak, sepse ka marrë azil nga amerikanët.
Shkëlzen Berisha:Nuk e di.