Një grua që humbi jetën betejën me kancerin la pas një letër emocionuese.
Bailey Jean Matheson iu dha vetëm një vit jetë pasi u diagnostikua në vitin 2017 me kancerin e rrallë të leiomyosarcoma, që prek indet e muskujve të butë.
Bailey në mënyrë të guximshme vendosi të mos bënte kimioterapinë dhe vdiq më 5 prill 2019. Ajo e nisi letrën:
“35 vite mund të jenë pak, por ishin shumë të mira.”
Ndërsa falënderoi prindërit që e mbështetën në të gjitha vendimet që mori në jetë:
“Gjithmonë më kujtohet nëna ime kur thoshte se humbja e një fëmijë është gjëja më e vështirë që mund të kalojë një prind.
Prindërit e mi më dhanë dhuratën më të madhe duke mbështetur vendimet e mia, duke mos iu nënshtruar kimioterapisë dhe duke më lënë të jetoj pjesën time të jetës ashtu siç besoj të jetë.
E di sa e vështirë mund të jetë duke më parë mua duke i dhënë fund medikamenteve dhe duke lënë natyrën që të vijojë.
Ju dua të dyve edhe më shumë për këtë.”
Bailey falënderoi edhe të dashurin e saj që i qëndroi pranë.
Ajo e njohu atë vetëm 3 muaj para se të diagnostikohej me kancer.
“Brent, erdhe në jetën time vetëm 3 muaj para diagnozës sime. Nuk mund të kërkoja një njeri më të mirë, që më shoqëroi gjatë aventurave të mia, takimeve, kur qeshja dhe qaja.
Je person i mahnitshëm dhe kushdo që të njeh është me fat.”