osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Humbën djalin 7 vjeçar në Gërdec, Feruzan dhe Zamira Durdaj kërkesë zyrtare Gjykatës së Posaçme: Pranoni kërkesën e SPAK, lejoni gjykimin e Fatmir Mediut

Humbën djalin 7 vjeçar në Gërdec, Feruzan dhe Zamira Durdaj kërkesë zyrtare Gjykatës së Posaçme: Pranoni kërkesën e SPAK, lejoni gjykimin e Fatmir Mediut

Nesër, më 27 Korrik 2021, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shqyrtoje kërkesën e SPAK për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit, proces i bllokuar që prej vitit 2009.

Në muajin Shkurt 2021, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjecarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008, iu drejtuan organeve të drejtësisë së re për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut, ish Ministër i Mbrojtjes.

Tashmë, prej shumë vitesh, që nga viti 2012, nuk ekziston asnjë pengese ligjore për të gjykuar të vetmin, person të hetuar por të pagjykuar për ngjarjen e Gërdecit.

SPAK e trajtoi pozitivisht këtë kërkesë, duke e vlerësuar se ishte e drejtë të rifillonte ndjekja penale ndaj këtij personi dhe tashmë është në dorën e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të dhënë dritën jeshile.

Gjykimi do të behet nga gjyqtari Erion Çela në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve. Por, prindërit e të miturit Erison Durdaj, nuk kanë qëndruar pasive. Ata kanë parashtruar një memo para gjykatës duke i kujtuar asaj që:
– ndjekja penale është një detyrim i shtetit shqiptar që buron nga konventat ndërkombëtare që kërkojnë hetimin dhe gjykimin e plotë për çdo humbje jete

– dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe duke i hapur rrugë gjykimit do të mundësohet një vlerësim i drejtë i të gjithë fakteve penale

– gjykata të zbatojë drejtpërdrejt nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të mos humbasë në teknikalitete, në dëm të thelbit të detyrës së prokurorisë dhe gjykatave të një shtet të së drejtës. Gjykata e Strasburgut ka kërkuar shpesh here nga shtetet që të bazojnë vendimet direkt ne Konvente.

– nëse gjykata ka dyshime se ndonjë dispozitë e ligjeve shqiptare bëhet pengesë për këtë gjykim, të ushtrojë të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t’i hequr pengesat antikushtetuese.

Në fund të fundit, një shtet i së drejtës është ai që nuk pengon gjykimin e çdo zyrtari, dhe ky është funksioni kryesor pse u bë reforma në drejtësi.

Gjithçka që Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj kërkojnë është zbardhja e të vërtetës dhe marrja e masave riparuese dhe ndëshkuese, që asnjë prind tjetër të mos jetojë dramën e kësaj familjeje dhe asnjë fëmijë të mos lërë këtë botë para kohe për shkak të makutërisë për kënaqjen e ca interesave më shumë.

Kërkesën e plotë mund ta lexoni duke klikuar (KËTU)