Pas disa orësh kërkimi është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e shtatë turistëve të cilët ishin bllokuar në Malin e Jezercës ku orë më parë u njoftua se një turiste kroate 41 vjeçare me inicialet Z.I humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes në një terren të thepisur. Në operacionin e kërkim shpëtimit kanë marrë pjesë edhe Reparti i kërkim shpëtimit të Kosovës.
Niko Peleshi, ministri i Mbrotjes, ka publikuar nje video te operacionit me Jerzerce. Një ekip i kërkim-shpëtimit së bashku me helikopterin e Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes u angazhuan sot, menjëherë sapo kanë marrë njoftimin, krah policisë së Tropojës, në ndihmë të një grupi alpinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”.
Fatkeqësisht njëra nga anëtaret e grupit shtetesja Z.L 43 vjeç kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë dhe ka humbur jetën.
Ekipi i kërkim-shpëtimit ka bërë e mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe transportimin me helikopter drejt morgut.
Ndërsa operacioni i shpëtimit vijon për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar”, shkruante ai gjatë operacionit.