Ka ndërruar jetë në orar të punës punonjësi për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi.
Autoritetet policore bëjnë me dije se viktima është shtetasi E. M., 62 vjeç dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45.
Blutë e kryeqytetit thonë se nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.