Një i burgosur ka ndërruar jetë në ambjentet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3. Policia bën me dije se personi që ka vdekur është shtetasi me inicialet Dritan Rica, 45 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk ka rezultuar që të ketë shenja dhune, dyshohet se 45-vjeçari ka ndërruar jetë si pasoje e një ataku kardiak, thuhet në njoftimin e policisë.
Informacion Paraprak
Më datë 24.10.2018, rreth orës 04:45, në ambjentet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3, ka ndërruar jetë i ndaluari D. R., 45 vjeç.
Nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak.
Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.