Tronditet Elbasani. Një person është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit në një lokal. Viktima është avokati Ravik Gurra 50 vjeç. Ai ishte ulur në ambientet e jashtme të lokalit, kur është qëlluar me armë zjarri. Gurra ka humbur jetën në vend nga të shtënat me breshëri, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta rreth 40 metra larg kalasë në qendër të qytetit. Report Tv siguron pamjet nga lokali ku është ekzekutuar avokati, teksa trupi i tij është i shtrirë poshtë tavolinës. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve. Ravik Gurra është një avokat i njohur, pasi ka mbrojtur mes të tjerash edhe çështjen e Emiljano Shullazit dhe fisit Çapja.
Avokati në Elbasan u qëllua tre herë me silenciator
Report Tv mëson se avokati Ravik Gurra është vrarë nga një person, që ka qëlluar tre herë me një pistoletë me silenciator, ndërsa një tjetër person e ka ndihmuar që të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Avokati ishte në tavolinë me një zyrtar të Avokatit të Popullit kur u vra
Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se në momentin që avokati Ravik Gurra është ekzekutuar me armë zjarri në lokal, dyshohet se ka qenë i ulur në tavolinë me një përfaqësues i Avokatit të Popullit.