Elvis Naçi është një hoxhë që nuk nguron të publikojë bamirësitë e tij në rrjetet sociale dhe pëlqen të vishet me firmato. Pasuria e tij ka qenë objekt i vëmendjes për blerjet dhe jetesën e shtrenjtë që bën dhe asnjëherë nuk ka qenë transparent se nga burojnë gjithë këto të ardhura.
Edhe këtë herë Elvis Naçi ka zgjedhur të tërheq sërish vëmendjen me një tjetër rast ‘bamirësie’ që ka bërë ndaj vajzës së tij të vogël, duke i blerë një bluzë që kushton plot 700 dollarë.
Bluza e firmës Balenciaga ku pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk kanë mundësi ta blejnë, por duket se vetë Elvis Naçi, bamirësi i shqiptarëve, nuk e ka aspak problem t’ia blejë vajzës së tij.