Një ngjarje e rëndë raportohet në qytetin e Lamias në Greqi, ku një makinë hyri në një rrugë të populluar nga qytetarët.
Çfarë thotë eksperti për dukurinë? Banorët të tmerruar pas tërmetit në Greqi: Na riktheu kujtimet e vitit 1999
Shpërthimi i urës së Krimesë, reagon me shpejtësi edhe Britania e Madhe
Sipas mediave të vendit fqinj, një 22-vjeçar në gjendje të dehur ka qenë me shpejtësi tej normave kur është futur në rrugicën e mbushur me lokale dhe restorante nga të dyja anët, duke përplasur karrige, stola dhe pemë.
22-vjeçari me një makinë tip “BMW” ka përplasur edhe një 16-vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht nga ngjarja e pazakontë nuk ka mbetur asnjë viktimë.
Qindra qytetarë janë mbledhur në vendin e ngjarjes, ndërsa shprehen se kanë mbetur të tmerruar nga ngjarja.