Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Në këto ditë keni shumë mendime nëpër kokë, ku kryesorja ka të bëjë me punën dhe të ardhmen ekonomike. Kjo gjë do të bëjë që të lini në plan të dytë dashurinë dhe ndjenjat.
Demi
Të lindurit e kësaj shenje janë ndër më të favorizuarit e yjeve dhe do të vijojnë të jenë për një periudhë të gjatë. Do keni mundësi që të bëni gjëra të mëdha, por vetëm ndihma e yjeve nuk do ju mjaftojë, ndaj duhet të përvishni mëngët. Mos u trembni nga ndryshimet, do të jenë vetëm pozitive.
Binjakët
Kjo e shtunë do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe tension. Mund të keni përplasje me dikë, gjë që do të sjellë debate. Me gjasë jeni edhe të lodhur si fizikisht dhe psikologjikisht, ndaj duhet të gjeni mënyrën që të çlodheni disi.
Gaforrja
Po dilni gradualisht nga një periudhë e mbushur me konfuzion. Në shtator do të jetë një periudhë e mirë si për sa i takon jetës profesionale edhe për ndjenjat. Mos kini frikë të kërkoni ndjesë apo ti bëni të ditur një personi që ka vërtetë rëndësi për ju. Fundjava do ju gjejë të relaksuar.
Luani
Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme për biznes, ku do keni mundësi të fitoni me lehtësi. Yjet do të ndihmojnë ata që do të dinë të sillen. Edhe dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, si historitë e konsoliduara, edhe ato që nuk kanë shumë kohë që kanë lindur.
Virgjëresha
Ndikimi i yjeve do të jetë mjaft i favorshëm sa i takon projekteve të punës, ku do të keni mundësi që të organizoni diçka të rëndësishme. Kjo gjë do të ndikojë edhe në sferën sentimentale, ku çdo gjë do të ecë më së miri.
Peshorja
Gjatë kësaj fundjave duhet ti kushtoni më shumë kohë dashurisë dhe ndjenjave, pasi do të përjetoni emocione të veçanta, në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Sa i takon punës mund të përballeni me disa të papritura.
Akrepi
Kjo fundjavë është perfekte për dashurinë, në sajë të ndikimit të planetëve të Mërkurit, Venusit dhe Marsit. Mjaft e favorshme është edhe situata financiare, ku nuk do ju mungojnë paratë.
Shigjetari
Ju pret një ditë disi nën ritmin e duhur, e mbushur me nervozizëm dhe lodhje. Edhe në dashuri mund të përballeni me pakënaqësi dhe përkeqësim humori. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm, sidomos nëse jeni të pavendosur mes dy personave, ose nëse jeni të përfshirë në dy histori paralele.
Bricjapi
Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm ndaj një ribashkimi në dashuri, pasi nuk është e këshillueshme, sidomos nëse dëshira e mirë dhe vullneti nuk ecin bashkë, shkruan noa.al. Bëni mirë të shikoni përpara, pasi nuk do ju mungojnë mundësitë për njohje të reja.
Ujori
Do të lini pas një periudhë të vështirë, ku keni përjetuar një ngarkesë të madhe stresi. Megjithatë do të mbeteni sërish vetëm kundër të gjithëve, por gradualisht gjërat do të përmirësohen. Nga ana tjetër do të keni probleme lidhur me financat, ndaj bëni kujdes me shpenzimet. E diela do të jetë një ditë e bukur dhe plotë me emocione pozitive.
Peshqit
Do të përballeni me disa momente sikleti dhe jo vetëm për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Ndoshta e ndjeni veten të lënë pas dore dhe të nënvlerësuar ose ndoshta sepse në punë nuk ndiheni të vlerësuar sa dëshironi. Kjo gjë do ju shkaktojë tension, por mundohuni që të mos e shkarkoni stresin në dashuri. Është një periudhë e cila do të kalojë shumë shpejt. /a.y/noa.al