Ky është horoskopi për ditën e premte, 14 dhjetor 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Gjatë kësaj dite do të jeni tejet kreativ, sidomos në fushën e ndjenjave. Nëse jeni në një lidhje në çift, partneri do ju kënaq, ndërsa nëse jeni vetëm, do të bëni një njohje interesante. Këshillohet që ta lini veten të lirë nga mendimet e zakonshme.
Demi
Gjatë kësaj të premteje, yjet ju këshillojnë që të shmangni guximet e tepërta, pasi në këtë fazë, nuk duket të jeni me shumë fat. Në sferën e ndjenjave, shmangni xhelozitë, pasi rrezikoni që të minoni një raport. Këshilla që jepet për ju: Surprizoni!
Binjakët
Kjo ditë parashikohet të jetë mjaft e favorshme në çdo sektor. Në kohën tuaj të lirë, nismat do të rezultojnë të suksesshme. Në dashuri, shprehni hapur ndjenjat tuaja, me më shumë qartësi dhe ndjeshmëri.
Gaforrja
Yjet sugjerojnë që të tregoheni më të vendosur, në të shprehurit hapur të gjitha pritshmëritë tuaja, lidhur me kërkesat që keni në vendin e punës. Në sferën e ndjenjave partneri/ja, do të vlerësojë mënyrën tuaj të të qenit. Këshillohet që të tregoheni më të ndjeshëm.
Luani
Nëse keni patur një zënkë me partnerin/en gjatë kësaj dite do të keni mundësi të mira për të sheshuar çdo keqkuptim. Kështu që përfitoni nga momenti më i favorshëm për të sqaruar çdo situatë. Në punë, mund të shijoni një moment të merituar relaksi.
Virgjëresha
Kjo e premte do të shoqërohet me një intuitë tuajën të fortë, kështu që ndiqni instinktin tuaj, sidomos në fushën e ndjenjave. Gjatë kohës së lirë, mund të shijoni disa momente relaksi. Këshilla për ju, është që ti bëni sytë katër.
Peshorja
Do të jeni të pushtuar nga kujtimet dhe nga një formë trishtimi dhe melankolie në fushën e ndjenjave. Duhet të shikoni përpara! Në kohën e lirë një keqkuptim, mund të ngjallë konflikt me miqtë tuaj.
Akrepi
Gjatë kësaj dite ndikimi i planetëve do të nxjerrë në pah anë të fshehta të partnerit/es, ku nuk përjashtohen gënjeshtrat dhe ndonjë tradhti e mundshme.
Shigjetari
Kjo e premte parashikon mundësinë për të bërë një udhëtim të vogël me njeriun tuaj të zemrës, ose nëse jeni vetëm me shoqërinë. Në sferën profesionale do të jeni në kërkim të lajmeve pozitive.
Bricjapi
Planetet do të kenë ndikim të ndjeshëm tek të lindurit e kësaj shenje, ku do të kaloni një ditë mjaft pozitive të mbushur me eksperienca të kënaqshme me njerëzit tuaj të zemrës. Këshillohet që të shmangni spekulimet, pasi mund të pësoni dëme të konsiderueshme materiale.
Ujori
Ka shumë mundësi që gjatë kësaj dite, një familjar i juaji t’iu kërkojë një nder dhe koha e kaluar me të do ju ndihmojë që ta njihni më mirë, shkruan noa.al. Gjatë kohës së lirë mund të shijini disa momente relaksi. Në dashuri, do të arrini të rigjeni intensitetin.
Peshqit
Të papriturat do ju gjejnë të përhumbur, kështu që nëse keni ndonjë interes të fshehur, gjatë kësaj dite do arrini të rizgjoheni pa frikë. Në fushën e ndjenjave, durimi është virtyt i të fortëve. Këshilla për ju, është që të mos e teproni. /a.y/noa.al