Dashi
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë ditës e mbrojtur sot. Nuk do keni asnjë debat me partnerin tuaj, përkundrazi do dashuroheni ne mënyrë pasionante me të. Beqarët do jene te paduruar dhe mund te bëjnë gabime. Ata qe do dine te durojnë do jene me te fituarit. Ne planin financiar do kryeni transaksionet e menduara prej kohesh sepse situata do jete goxha e qëndrueshme.
Demi
Zjarri i dashurisë do qëndrojë i ndezur edhe gjate kësaj dite. Do ja kaloni mjaft mire pranë te dashurit te zemrës suaj. Beqarët duhet te tregohen sa me te matur qe te mundin dhe te mos ju besojnë te gjitha fjalëve te bukura qe do ju thonë. Ne planin financiar do jete Marsi ai qe do ju mbështesë dhe do ju beje te jeni me te qarte për gjendjen ekzistuese.
Binjakët
Nëse e lini pas dore partnerin tuaj sot ka rrezik qe ai t’ju rrëshqasë nga duart. Kujdesuni me tepër për te dhe mos ngurroni ne çdo moment ta surprizoni. Beqarët nuk do rreshtin se kërkuari dashurinë, por nuk do ja dalin dot mbanë as sot. Me financat nuk do i keni punët shume mire. Duhet t’i menaxhoni me kujdes ato nëse nuk doni te mbeteni pa para.
Gaforrja
Dite shume e qete dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do përjetoni as emocione te jashtëzakonshme, por fatmirësisht nuk do keni as debate. Beqarët duhet t’ia lënë gjithçka ne dore yjeve. Ata do kujdesen qe gjithçka te shkoje me se miri. Financat fatmirësisht do jene me te mira se disa dite me pare. Mund te shpenzoni për gjerat me te nevojshme.
Luani
Do jeni shume te shqetësuar gjate kësaj dite për mbarëvajtjen e jetës suaj ne çift. Nuk do ndiheni aspak mire dhe here pas here do konfliktoheni me partnerin. Beqarët do e kenë me te lehte ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ata e dine mire mënyrën qe duhet te përdorin. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin qe te mos keni vështirësi.
Virgjëresha
Dashuria do jete me e privilegjuar se kurrë gjate kësaj dite. Do t’i kushtoni kohën dhe vëmendjen e duhur personin qe keni ne krah. Beqarët do kenë takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Saturni do ndikoje pozitivisht tek financat tuaja. Do jeni me te organizuar dhe ne asnjë mënyrë nuk do shpenzoni kuturu.
Peshorja
Do debatoni kot se koti me atë qe keni ne krah sot dhe kjo do e përkeqësoje klimën ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar deri me sot. Beqarët do kenë mundësi te zgjedhin personin e duhur për te filluar një jete te re mjaft emocionuese. Ne planin financiar edhe pse situata nuk do jete problematike, nuk rekomandohet te luani me zjarrin.
Akrepi
Edhe ata qe janë ne një lidhje do jene te interesuar për aventura kalimtare sot. Ata do ju japin me tepër rëndësi emocioneve te momentit, por ne fakt shume shpejt do pendohen. Beqarët do joshin dhe do joshen pa fund. Mundësitë për te krijuar një lidhje te bukur do jene te shumta. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te arsyeshëm qe te mos keni probleme.
Shigjetari
Do jeni shume sensuale sot dhe do e bëni edhe partnerin te ndihet me se miri. Ne mbrëmje do organizoni edhe një darke romantike, me qirinj dhe me muzike te përshtatshme për ambientin. Beqarët nuk do jene ende gati te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar situata do vazhdoje te jete e njëjtë. Duhet te shpenzoni me shume kujdes.
Bricjapi
Do ketë shume probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe atmosfera do jete goxha e turbullt. E mira do jete te qëndroni pak larg partnerit dhe te reflektoni me kujdes. Beqarët do e gjejnë papritur shpirtin e tyre binjak. Me ne fund do ndihen te plotësuar. Financat nuk do jene te këqija. Me mire mbajini aq sa keni sesa te ndërmerrni rreziqe te mëdha për t’i përmirësuar shpejt.
Ujori
Ata qe janë ne një lidhje do kenë disa vështirësi te vogla me personat qe kane ne krah. Mundohuni te bëni lëshime dhe te toleroni nëse nuk doni probleme serioze. Beqarët nuk do jene edhe për shume kohe ne këtë gjendje. Sot do ndodhe një takim i mrekullueshëm i cili mund t’ua ndryshoje rrjedhën e jetës. Financat do jene me te mira se disa kohe me pare.
Peshqit
Do tregoheni shume autoritare gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kjo do krijoje here pas here debate me personin qe keni ne krah. Mundohuni te ndryshoni sjellje nëse nuk doni probleme serioze. Beqarët do e ndiejnë me shume se kurrë peshën e vetmisë. Ne planin financiar do e dini mire çfarë te bëni qe situata te normalizohet. Do jeni me te qete në këtë sektor.