Ky është horoskopi për ditën e martë, 20 gusht 2019, njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Dashuria do të jetë në qendër të mendimeve tuaja në këtë periudhë, duke bërë që të jeni një person që i bëni vend vetes duke tërhequr vëmendjen. Mirëpo shpesh ju ndodh që të kuptoni se interesi juaj nuk është më si në fillim, ndaj bëni kujdes ndaj shpërqendrimeve.
Demi
Ka ardhur momenti për t’ia nisur nga e para dhe për të vepruar. Sa i takon punës disa projekte mund të nisin më herët nga sa e keni parashikuar, ndaj përgatituni. Është duke nisur për iu një periudhë gjatë së cilës yjet më në fund po iu kthehen në favor dhe dielli do të jetë në anën tuaj. Kjo do të thotë se do të keni një përmirësim të madh.
Binjakët
Do të ndiheni disi të lodhur për shkak të punës tuaj. Nuk do të keni shumë dëshirë që të përballoheni me problemet, edhe pse do të ndjeni nevojën për të bërë shumë gjëra lidhur me familjen, punën dhe paratë. Mundohuni që të mos tërhiqeni mbrapsht, pasi mund të humbni disa mundësi të mira.
Gaforrja
Keni dëshirë që të hiqni dorë nga çdo gjë, por nuk është momenti i duhur për ta bërë. Bëni mirë që të studioni strategjitë e duhura, në mënyrë që të mos hasni në pengesa. Momentalisht do të ndiheni shumë të lodhur me personat që iu rrethojnë dhe me bashkëpunimet. Bëni durim! Megjithatë mundohuni që të mos e shfryni stresin në dashuri, duke i izoluar sa më shumë ndjenjat.
Luani
Kjo e martë do të jetë mjaft pozitive, ndaj mundohuni që të jepni maksimumin, pasi dy ditët në vijim do të shënojnë rënie. Megjithatë kjo mbetet një periudhë përgjithësisht e favorshme, gjatë së cilës do keni mundësi që të realizoni lehtësisht një sërë idesh dhe projektesh. Është një moment mjaft i favorshëm edhe sa i takon ndjenjave.
Virgjëresha
Mundohuni që t’iu jepni më shumë hapësirë ndjenjave, jo vetëm në raportin në çift, por edhe në familje dhe shtëpi. Kjo është një periudhë gjatë së cilës do keni munëdsi që të ndërtoni të ardhmen tuaj personale dhe sentimentale. Nëse keni personin e duhur në krahë, do arrini që të bëni gjëra të mëdha, ndërsa nëse jeni vetëm, ka ardhur momenti që të bëni takime të reja.
Peshorja
Kjo e martë do të jetë dukshëm më e mirë nga ditët që keni lënë pas. Ju presin zhvillime të rëndësishme si në punë edhe në sferën sentimentale, ku mund të ketë zhvillime serioze. Në dashuri, nëse keni pasur probleme, situata do të vijë drejt përmirësimit.
Akrepi
Jeni përballur me momente tensioni, si në sferën profesionale edhe në atë sentimentale. Në dashuri raporti në çift është vënë në provë disa herë. Nëse jeni ende bashkë do të thotë se do regjistroni gjatë. Sa i takon punës doni më shumë qartësi lidhur me situatat që iu rrethojnë, për shkak se ndiheni në ankth.
Shigjetari
Kjo ditë nuk iu gjen aspak në humor, përkundrazi do të jeni nervoz. Kjo gjë do të reflektohet edhe në dashuri, sidomos nëse historia që po jetoni nuk funksionon siç duhet. Yjet nuk janë në anën tuaj sa i takon ndjenjave, ndaj mund të ketë edhe zhgënjime.
Bricjapi
Në sferën sentimentale jeni në një fazë kur nuk dëshironi që të rrini vetëm, kështu që ose jeni në kërkim të dikujt, ose po mundoheni të shpëtoni një raport, edhe pse mund të keni hasur në probleme, shkruan noa.al. Sigurisht ka edhe çifte që ecin mirë, por në këtë periudhë qielli nuk është shumë i favorshëm.
Ujori
Një problem jetik për ju, janë paratë, pasi nuk do të arrini që të rikuperoheni. Keni vështirësi për shkak të shpenzimeve të tepërta. Bëni mirë që të shmangni sa më shumë provokimet.
Peshqit
Do të ndiheni disi konfuz sa i takon ndjenjave dhe raporteve ndërpersonale. Në dashuri dikush të cilin e keni ndjekur me ngulm mund t’iu vërë re, por tashmë mund të jesh ti që nuk ko t’ia dish. Kjo fazë pasigurish mund të reflektohet edhe në punë. /a.y/noa.al