Dashi
Do të jeni të mbushur me energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të bëni çmenduri, por pa e tepruar. Projektet janë mjaft të rëndësishme. Ajo që keni planifikuar, mund të realizohet shumë shpejt.
Demi
Parashikohet një fillim javë e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Më në fund do të ketë rikuperim të ndjeshëm, pas trazirave të shkaktuara nga Urani. Sigurisht, kjo gjë mund të shkaktojë ndryshime të tjera ndoshta të lodhshme, por do të jenë pozitive.
Binjakët
Do të përballeni me një periudhë të vështirë, ku do të ketë probleme dhe debate të shumta. Kritika do të keni edhe në sferën profesionale dhe me miqtë. Kjo gjë mund të shkaktohet për shkak të problemeve financiare, ndaj duhet treguar kujdes. Edhe në dashuri duhet të jeni të matur, pasi rrezikoni që ti shfryni aty gjithë problemet dhe tensionet.
Gaforrja
Parashikohet një e hënë mjaft pozitive, për shkak të ndikimit të favorshëm të Venusit dhe Mërkurit. Sa i takon dashurisë, më në fund mund të zgjidhni disa probleme të mbartura. Gjithë ata që janë çift do të jenë të bashkuar, ndërsa ata që janë vetëm do të kenë pakënaqësi.
Luani
Gjatë kësaj jave, mund ti dedikoheni projekteve dhe ideve të rëndësishme. Rebelizmi juaj mund të shkaktojë debate. Mundohuni që të kontrolloni veten dhe të mendoheni para se të flisni.
Virgjëresha
Do të jetë një ditë e mbushur me ulje-ngritje për të lindurit e kësaj shenje. Për shkak të ndikimit të Hënës, do të përjetoni disa emocione sipërfaqësore. Por ju keni nevojë për emocione më të thella dhe kjo nuk ju lejon që të ndiheni mirë. Nëse një lidhje nuk shkon siç duhet për shkak të diskutimeve të vazhdueshme, ndoshta nuk ja vlen që të këmbëngulni më.
Peshorja
Kjo fillim javë nuk është ndër më të mirat për të lindurit e kësaj shenje, për shkak se do të ketë probleme dhe bezdisje. Do të ndiheni të lodhur dhe kjo vlen kryesisht për jetën profesionale. Dikush mund të jetë në kërkim të ndryshimeve, por bëni kujdes pasi mund të inatosni dikë.
Akrepi
Qielli me ndikimin e favorshëm të Venusit dhe Mërkurit, është shumë pozitiv. Ju qëndron juve që të mendoni si të veproni. Mundohuni që të mos ndikoheni nga e kaluara, për shkak të lëndimeve që keni pësuar. Është e kotë, pasi nuk do arrini të jetoni siç duhet. Zgjidhni mirë se çfarë është vërtetë e rëndësishme për ju.
Shigjetari
Java nuk do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ka shqetësime lidhur me projekte të munguara, apo premtimeve të pambajtura. Në këtë moment do të jeni të bllokuar, pasi jeni në pritje të diçkaje që po vonon të vijë. Edhe sa i takon ndjenjave, situata nuk është shumë e mirë.
Bricjapi
Ky është një moment i mirë për të lindurit e kësaj shenje, pasi parashikohet një qiell mjaft interesant, shkruan noa.al. Që të gjitha problemet, diskutimet dhe kritikat, më në fund mund të lihen pas shpine dhe ju mund të ecni përpara.
Ujori
Do të jetë një e hënë interesante dhe disi e komplikuar. Do të keni dëshirë për ndryshim, por projektet nuk ju bindin. Jeni nervoz dhe mund ta kapni me këdo. Nga ana tjetër, këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm sa i takon parave.
Peshqit
Kjo javë i dedikohet kryesisht dashurisë dhe ndjenjave. Ndoshta për shkak të zhgënjimeve që keni kaluar, nuk do keni dëshirë, por bëni mirë që të lini pak hapësirë për dashurinë.