Dashi
Do ju mungojë gjallëria dhe kjo mbyllje në veten tuaj, nuk do ju lejojë që të jetoni siç duhet sferën sentimentale. Mundohuni që të rizgjoni entuziazmin e zakonshëm, duke ndryshuar tërësisht ditën tuaj.
Demi
Prania e Marsit në qiellin tuaj do të krijojë një binom të pakapshëm sa i takon energjisë. Do të arrini që të ndiqni objektivat tuaj, duke i shoqëruar me vullnetin që ju shoqëron gjithmonë. Në dashuri, do të pranoni që të josheni nga persona tërheqës.
Binjakët
Nisni të mendoni për të ardhmen, duke vënë në jetë projekte me optimizëm, pasi jeni mjaft të favorizuar. Kjo hapje mendore di ju lejojë që të keni sukses edhe në detajet më të vogla, të cilat do ju dhurojnë kënaqësi.
Gaforrja
Do të hyni në kontakt me persona të tjerë, në sajë të intuitës tuaj e cila nuk do ju zhgënjejë. Në dashuri, do arrini që të bëni për vete, një person të cilin e kishit pikasur prej kohësh.
Luani
Mërkuri nuk do të ketë ndikim negativ në shenjën tuaj, kështu që lëreni veten tuaj të lirë, duke u udhëhequr nga mendimet. Vetëm me anë të dialogut, do arrini të shuani çdo keqkuptim.
Virgjëresha
Mërkuri do të jetë dominant në shenjën tuaj, ku do ju duhet të përshtateni me vendime jo shumë të thjeshta dhe do të përballeni me një situatë të komplikuar. Bëni kujdes që të mos shënjestroni situata që nuk kanë lidhje me ju.
Peshorja
Merrni në dorë situatën dhe veproni, duke e transformuar diçka që nuk ju pëlqen në favorin tuaj. Nëse jeni të rënë moralisht dhe nuk keni dëshirë për tu argëtuar, mos u mbyllni në këto ndjesi negative, por përballeni ditën me optimizëm.
Akrepi
Mos lejoni që të ndikoheni nga ndikimi i kundër i Marsit, i cili do ju mbush me nervozizëm. Do arrini që të ruani energjinë tuaj, me anë të mënyrës tuaj të sjelljes. Ndoshta acarimi juaj mund të vijë për shkak të xhelozisë së tepruar.
Shigjetari
Mos i nënvlerësoni gjërat e vogla, pasi janë pikërisht ato që plotësojnë të tërën dhe i japin kujtim. Mbani nën kontroll arrogancën tuaj dhe jini më elastik në raportin në çift.
Bricjapi
Ndikimi i Mërkurit do të bëjë që të jeni më shumë të komunikueshëm në raportin në çift. Përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve, për të plotësuar gjithë nevojat tuaja.
Ujori
Yjet nuk do të kenë aspak ndikim të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Mërkuri ju ka braktisur dhe ju do të mbylleni në veten tuaj, shkruan noa.al. Ndoshta keni nevojë për pushime, për tu ndjerë më të lirshëm.
Peshqit
Do të jeni mjaft të fuqishëm në sajë të ndikimit të Mërkurit, i cili do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj. Yjet favorizojë komunikimin dhe ju sqarojnë idetë, në mënyrë që të keni një pasqyrë më realiste për situatat personale. Do ju duhet që të mbani nën kontroll emocionet, për shkak të ndikimit që do të ketë Neptuni.