Ndërsa nga qarqet holandeze flitet se Shqipëria duhet të eleminoi mbjelljen e hashashit, vetë është një treg i rëndësishëm i hashashit në Europë. Vetëm dje, në brigjet italiane u kapën aq hashash sa nuk janë kapur në një vit të ardhura nga Shqipëria
Guardia di Financa dje ka sekuestruar një anije peshkimi holandeze dhe ka arrestuar 9 pjestarë të ekuipazhit si pasojë e kapjes së një sasi rekord hashashi në jug të brigeve siciliane.
Guardia di Finanza në bashkëpunim me seksionin e operacioneve detare të Catania deklaron se anija e peshkimit e quajtur “Quest” kishte të varur flamur holandez, pas kontrollit të policisë u zbulua se transportonte 10 ton drogë të ngarkuar në brendësi të saj në pako me kode përkatëse dhe ishte prodhim holandez me standarte tregu si ai që shitet në Holand ku hashashi është i lejuar./Ekskluzive.al