Holanda është çerekfinalistja e shtatë e Euro 2024. Në stadiumin e Munichut djemtë e Roenald Koeman fituan 0-3 kundër Rumanisë në 1/8 me golin e Cody Gakpo dhe dopietën e Malen, teksa shpërdoruan shumë raste duke e lënë duelin të hapur deri në çastet e fundit. Tanimë “Tulipanët” presin fituesin e çiftit Austri – Turqi për të mësuar rivalin në çerekfinale. Pas 16 vitesh mungesë, holandezët rikthehen në këtë fazë.
Ndeshja/ Përballja nisi mirë për rumunët që në 20 minutat e para ishin më superior dhe u dukën se do i hapnin probleme portokallinjve. Por kur u duk se Holanda nuk po dilte në lojën e saj, ishte Cody Gakpo që në minutën e 20-të kaloi “Tulipanët” në epërsi me një gol të bukur.
Pas këtij rasti 1 herë kampionët e Europianit (1988) kontrolluan lojën dhe shpërdoruan më shumë se katër raste të pastra me Depay, Simons, Gakpo apo edhe Veerman.
Duhej minuta e 63 që rrjeta të tundej sërish nga Gakpo, por këtë herë VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Në të 83 ishte Malen që pas pasimit të Gakpo shënoi golin e qetësisë për 0-2, teksa në 90+3 sërish ai i dërgoi shifrat në 0-3.
Kështu Holanda është çerekfinalistja e shtatë e Euro 2024 dhe pret duelin Austri – Turqi për të mësuar kundërshtarin në mbrëmjen e 6 korrikut në Berlin.
Formacionet zyrtare:
Rumania: Nița; Rațiu, Dragușin, Burca, Mogoș; M. Marin; Hagi, R. Marin, Stanciu, Man; Draguș.
Holanda: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Aké; Schouten, Reijnders; Bergëijn, Simons, Gakpo; Depay.
Notat e ndeshjes sipas FlashScore, Malen lojtari më i mirë në fushë: