Holanda zyrtare është pro hapjes së negociatave të Shqipërinë me BE-në. Burime për News 24 bëjnë me dije se Holanda ka dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave.
Ky lajm vjen pas diskutimeve prej më shumë se një ore mes Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kreut të Grupit të PS Taulant Balla me përfaqësues të MEPJ-së Holandeze.
Mësohet se Zyrtarët Holandezë kanë vlerësuar reformat e Shqipërisë dhe roli i saj në Ballkan dhe se janë pro hapjes së negociatave brenda vitit 2019.
Kujtojmë se pjesë e delegacionit shqiptar në vizitën tre ditore në Holandë është edhe kryetarja e grupit parlamentar të PD-së Rudina Hajdari.