Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të një lajmi nga televizioni A2 CNN, i cili shkruante për dekriminalizimin e kryebashkiakëve dhe se nga Hollanda kanë ardhur dosje për 4 kandidatë të Partisë Socialiste që garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se televizoni në fjalë edhe pse me emrin e madh të CNN nga mbrapa, A2 nuk i shpëtoi dot “konkurencës” lokale kush prodhon më shumë fake-news.
Pas reagimit te Balles qe pergeshtron A2CNN, ky i fundit e ka fshire lajmin nga webi, duke deshmuar se ka transmetuar nje lajm te rreme.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Edhe pse me emrin e madh të CNN nga mbrapa, A2 nuk i shpëtoi dot “konkurencës” lokale kush prodhon më shumë fake-news.
I bëj thirrje këtij televizioni të përgënjeshtrojë këtë lajm të pavërtetë.
Ja pse Shqipëria ka nevojë të menjëhershme, ashtu siç bëri BE, për rregullime ligjore kundër fake-news.
Lajmi i fshire:
https://a2news.com/2019/05/31/dekriminalizimi-i-kryebashkiakeve-nga-holanda-vijne-te-dhenat-per-4-kandidate-socialiste/