Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka fituar bindshëm garën e rikonfirmimit si kryetar në partinë LSDM. Zaev është zgjedhur për herë të tretë në krye të Lidhjes Socialdemokrate.
Receta fantastike e byrekut me gjizë dhe qepë të njoma, ja mënyra si ta përgatisni në shtëpi, do lëpini gishtat nga shija e veçantë
Pas konfirmimit në krye të partisë, Zoran Zaev theksoi se në katër vitet e ardhshme LSDM do të jetë “lokomotiva” që sipas tij do ta çojë përpara shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.
“Unë ndiej një përgjegjësi dhe detyrim të madh për të justifikuar pritjet tuaja. Partitë e vërteta shtetndërtuese kanë një përgjegjësi dhe një detyrim për të promovuar demokracinë në radhët e tyre, por edhe në atdhe” tha Zaev.
Në këto zgjedhje, Zaev ishte i vetëm në garë dhe anëtarët e partisë mund të votonin pro ose kundër tij.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të LSDM-së bëri të ditur se 90 për qind e anëtarëve aktivë të partisë morën pjesë në votime, të cilat zgjatën nga ora 8:00-19:00.
Nga 60 840 pjesëmarrës në zgjedhjen e kreut të LSDM-së, 888 prej tyre votuan kundër, kurse 249 vota ishin të pavlefshme. Anëtarët e partisë në pushtet votuan në 237 vendvotime në të 80 komunat në Maqedoninë Veriore, në përputhje me masat obliguese të Covid-19.
Ai në fakt e drejton partinë prej 8 vitesh, e mori kur ishte në opozitë, teksa vitin e kaluar fitoi zgjedhjet e dyta parlamentare vitin e kaluar duke u zgjedhur për herë të dytë kryeministër i Maqedonisë së Veriut.