Kjo e dielë do të mbetet si datë historike për shqiptarët në komunën e Tuzit, në Mal të Zi.
Për herë të parë pas 62 viteve, atyre u jepet mundësia të qeverisin të pavarur nga Podgorica zyrtare.
Mediat shqiptare në Mal të Zi kanë publikuar rezultatet paraprake sipas të cilave:
Forumi Shqiptar ka shënuar një fitore të thellë me 3780 vota
DPS ka marrë 2470 vota
SNP 81 vota
Demokratët 236 vota
SD 356 vota
Boshnjakët 952 vota.
Numri total i votave të numëruara është 7875.
Procesi zgjedhor në rajonin me shumicë shqiptare nisi në orën 7 të mëngjesit dhe përfundoi në 20:00.
Pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 64%.
Të drejtë votimi kishin 11,904 qytetarë, ndërsa fletët e votimit janë shtypur në dy gjuhë.