osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Historia/ Shqiptari dëbohet nga Amerika: Si më ndanë nga vajzat

Historia/ Shqiptari dëbohet nga Amerika: Si më ndanë nga vajzat

Një histori e trishtë është ajo e Llukan Butës, shqiptarit që kishte krijuar familje në Amerikë. Në muajin Korrik të vitit 2017 atij iu refuzua kërkesa për azil dhe u dëbua nga Amerika duke lënë pas gruan e tij Frances Joseph dhe dy fëmijët.

“Isha shtatzënë në atë kohë. Kur mbërritëm në zyrën e ICE kishim edhe vajzën Valentina me vete, ajo ishte 2 vjeçe në atë kohë. Ata nuk kishin të drejtë të më ndanin nga bashkëshorti,”- shprehet Joseph në një intervistë për Think Progress.

“Vajza donte të shkonte me të atin kur agjentët e kishin thirrur, ndërsa ata e kishin pyetur Butan mjaft ftohtë: Pse e sollë vajzën tënde me vete, kujton se do të na vijë keq,”- vijon rrëfimin gruaja.

Ditë më vonë Frances ishte paraqitur sërish në zyrat e ICE dhe e kishte parë burrin pas hekurave ndërsa priste që ta dëbonin për në Shqipëri.

Think Progress ka treguar edhe historinë e Llukan Butës. Familja e tij është larguar Shqipëria që kur ai ishte ende fëmijë. Në vitin 1998, Buta ishte 11-vjeç kur arriti në Shtetet e Bashkuara bashkë me prindërit, emigrantë shqiptarë. Familja Buta aplikoi për azil sapo mbërriti, por kërkesa e tyre u hodh poshtë në vitin 2000. Më pas autoritetet lëshuan një urdhër dëbimi për familjen shqiptare.

Gjatë kësaj kohe, Llukan Buta braktisi shkollën dhe u fut të punonte për të ndihmuar nënën e tij. Kur prindërit e tij u divorcuan dhe babai i tij u largua nga familja, nëna e shqiptarit kujdesej e vetme për të dhe motrën e tij.

Në vitin 2002, Bordi i Apelimit të Emigracionit nuk pranoi të rrëzonte vendimin e gjyqtarit të azilit, duke lënë në fuqi vendimin për dëbimin e familjes.
Historia e tij e dashurisë me amerikanen Frances Joseph.

Joseph dhe Buta u takuan për herë të parë në vitin 2014. Ata u njohën nga miq të përbashkët në Astoria Park. “E dija se kishte një urdhër mbikëqyrjeje, por jo se kishte një urdhër dëbimi për të. Isha e inatosur, e mërzitur. Jam e zemëruar me atë pasi nuk më kishte treguar shumë gjëra,”- tregoi Joseph.

Dëbimi ka qenë një barrë e rëndë për Butën. Ai nuk ishte aty kur erdhi në jetë vajza e tij e dytë Isabella. “Po qaja dhe kam kaluar në depresion. Kam menduar të kryej vetëvrasje,”- tregoi përmes një telefonate babai shqiptar. Gjithsesi peshën më të madhe të kësaj distance e kalon nëna e dy fëmijëve të tij. Ajo vuan edhe nga skleroza e shumëfishtë dhe tashmë po kërkon ndihmë nga shteti pasi gjendja e saj shëndetësore nuk e lejon që të kujdeset për vajzat.