“Askush nuk e vë Fëmijën në qoshe!” Batuta që e bëri yll Patrick Swayze. Por alkooli i privoi një karrierë të madhe. «Askush nuk e vë fëmijën në qoshe!” thoshte John Patrick Kasl Swayze në vitin 1987, në filmin “Dirty Dancing” dhe 16 vjeçaret dashuroheshin me protagonistin e bukur dhe trim.
Tre vjet më vonë, tregoi përsëri anën e tij të ndjeshme kur në filmin “Ghost” ndiqte kudo Demi Moore, edhe pas vd. ekjes së dhunshme, sipas skenarit. Aktori nga Teksasi u shpall në 1991 si “burri më seksi në jetë”.
Zëri i tij i thellë dhe sytë shprehës ishin pjesë e hijeshisë së tij. Vitet e para. Patrick Swayze u lind më 18 gusht 1952 në Teksas, SHBA. Nëna e tij kishte një shkollë kërcimi dhe ishte një koreografe e mirë. Patrick që i vogël kishte prirje për kërcim dhe, natyrisht, ndiqte mësime me mësuese nënën e tij. Pavarësisht nga talljet e shpeshta nga shokët e klasës në shkollë, dashuria e tij për baletin dhe kërcimin klasik nuk u shuan.
Kur mbaroi shkollën e mesme, u zhvendos në Nju Jork për të studiuar kërcim në një nivel më të lartë. Në fakt, mori pjesë në një turne me Baletin e Disneyland. Në vitin 1975 u martua me dashurinë e tij të adoleshencës, Lisa Niemi.
Ishte studente e nënës së saj dhe më vonë koreografe. Pas një dështimi të Lisa, ndaluan përpjeket për të patur fëmijë. Çifti kurrë nuk u divorcua, përveçse kur Swayze u largua nga jeta para kohe. Karriera dhe alkoolizmi. Swayze filloi karrierën e tij profesionale si balerin dhe koreograf. Në Nju Jork bëri shumë paraqitje në vepra teatrale, muzikore dhe videoklipet e kohës. Në vitin 1979 bëri debutimin në kinema.
Dy vjet më vonë luajti në serialin televiziv “MASH” dhe mishëroi një ushtar që vuante nga leuçemia. Pasuan shumë pjesëmarrje televizive dhe filmike. Në vitin 1986, pati suksesin e tij të parë përmes serisë televizive “North and South”. Në vitin 1987 pati suksesin e madh. Luajti në “Dirty Dancing”. Ishte mësuesi kërcimit në një kamp dhe ra në dashuri me një vajzë duke e ndihmuar të kapërcejë presionin dhe përbuzjen e prindërve të saj. Skenari ishte prerë dhe qepur për ta bërë filmin një sukses komercial dhe ashtu ndodhi. Swayze u shndërrua në idhull për të rinjtë.
Patrick u propozua gjithashtu për Sferën e Artë. Një tjetër pjesëmarrje në Sferat e Arta i dha rolin në filmin “Ghost”. Në të vërtetë, suksesi që shënoi në këtë film e bëri të famshëm dhe në kulturën hip-hop. Për disa muaj, shumë këngë hip-hop përmbanin tekstin “Jam Swayze” që do të thotë “Po iki / Jam i padukshëm / Po ia mbath,” që I referohej rolit të tij në filmin “Ghost”.
Në vitet 90-të, suksesi komercial filloi të zbehet. Megjithëse ishte i përfshirë në shumë filma dhe seri, kritikat ishin të moderuara dhe nuk mundi të rradhitej si një aktor i madh. Ndoshta sepse zgjodhi role kryesore në filma aksion me skenarë modest dhe cast. Patrick, në një intervistë tha se suksesi komercial dhe fama i krijuan problemin e varësisë nga alkooli dhe kështu me standarde të ulëta tashmë, mjaftohej me ato punë që gjente. Me ndihmën e gruas së tij, hyri në një qendër të varësisë nga droga dhe trajtoi varësinë e tij. “Mora vendimin për t’u distancuar nga prodhimet e mëdha kur u largova nga alkooli.
U bëra njësh me mentalitetin e një filmi komercialisht të suksesshëm dhe kjo shkatërroi idenë time për kuptimin e jetës. Vetmia e famës luante lojëra me mendjen time. Nga momenti që je i famshëm për një kohë të gjatë dhe tregon historinë tënde, gjithçka mund të dëgjohet si gënjeshtër. Nuk e di më se çfarë është e vërtetë. Duket si një artikull që dikush shkroi, sesa thelbi se kush je me të vërtetë”.
Deri në fund të jetës së tij, Patrick Swayze mbeti një duhanpirës manjak. Në vitin 2008, Patrick Swayze u diagnostikua me kancer në pankreas. Kur u bë e njohur, një tufë mesazhesh dashurir dhe mbështetjeje arritën në shtëpinë e aktorit. Patrick nuk u fsheh dhe e trajtonte kancerin me optimizëm, duke e ditur sigurisht se ishte një betejë e humbur. Besonte se alkoolizmi dhe pirja e duhanit kontribuan disi në fillimin e kancerit.
U trajtua në një spital universitar të Amerikës. Në janar të vitit 2009 u shtrua në spital me pneumoni. Shëndeti i tij u përkeqësua, por Patrick nuk dorëzohej. Në atë kohë ishte duke xhiruar një seri të re televizive, “Beast” dhe ndihej i zhgënjyer që nuk ishte në gjendje për të promovuar më mirë serinë. Më 14 shtator 2009, Patrick Swayze la frymën e fundit në shtëpinë e tij në Kaliforni.
Njoftimi i vd .ekjes së tij u bë në të njëjtën natë nga menaxheri i aktorit. Shumë aktorë, bashkëpunëtorë dhe admirues nxituan të ngushëllonin familjen e Patrick. Së pari, Demi Moore shkroi në Fb: “Patrick, u adhurove shumë njerëz. Drita jote do të shkëlqejë gjithmonë brenda jetëve tona”.