osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Historia e mashtrimeve të këngëtares së njohur shqiptare, Mozzik përballet me të shkuarën e errët të gruas së tij në Zvicër

Historia e mashtrimeve të këngëtares së njohur shqiptare, Mozzik përballet me të shkuarën e errët të gruas së tij në Zvicër

Arrestimi i Loredana Zefit, gruas së reperit të famshëm Mozzik, ishte lajmi më i bujshëm i këtyre ditëve në median shqiptare. Loredana u prangos pas denoncimit që i bëri një çift në Zvicër.

Autoritetet e drejtësisë konfirmuan se ajo dyshohet për mashtrim, ndërkohë që e prangosën në shtëpinë e saj në Luzern. Raportimin e parë për këtë lajm e bëri gazeta “20min.ch”. Fjala ishte për një dëm të shkaktuar ndaj një çifti zviceran rreth të 50-tave, në vlerë prej afro një milion frangave. Loredana është e dyshuar për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj Berati për 200,000 franga të tjera. Paratë pretendohet të jenë marrë përmes kanosjes dhe kërcënimit.

Çifti i ka dhënë para kesh vëllait të artistes vitin e kaluar për një çështje, ndërsa më vonë ka hyrë në lojë edhe Loredana. Reperja ishte paraqitur me një emër të rremë tek çifti, duke u thënë se do t’ua kthente paratë në mënyrë të ligjshme. Sipas asaj që raporton “20 Minuten”, një nga gazetat më të njohura në Zvicër, Loredana ishte paraqitur te çifti me emrin Anna Landmann, si avokate 29-vjeçare dhe hiqej se ishte e bija e një avokati të njohur në Zvicër me emrin Valentin Landmann.

Sipas të njëjtit burim, denoncuesja Petra Z. fillimisht i kishte dhënë asaj 12 mijë franga zvicerane në një zarf, e më pas të tjerat, shumë që arriti shifrën deri në 700 mijë franga nën kërcënim dhe presion. “Kisha frikë nga ajo. Nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë ajo grua”, ka thënë Petra Z. “Na thoshte vazhdimisht t’i fshijmë bisedat në rrjete sociale dhe na kërcënonin se nëse s’i ndiqnim instruksionet e tyre, s’do t’i merrnim paratë kurrë”.

Petra u shpreh se madje ajo i kishte kërkuar të merrnin me qira makina të shtrenjta, të tilla që as qeveria e Zvicrës nuk i posedon, ndërsa Loredana Zefi, pasi e merrte makinën me qira, nuk e kthente asnjëherë në kohë. Megjithatë, e refuzonte të kishte marrë një “BMW” dhe “Porsche”, mirëpo Policia e kishte gjetur njërën nga makinat të parkuar në një garazh në Aeroportin e Zyrihut dhe më pas iu dorëzua kompanisë qiradhënëse të njohur si “Avis”.

Nga ana e saj, Loredana e refuzonte të ketë pasur këto makina, por fotografitë e radarit e kanë kapur atë brenda makinës. Pas këtij lajmi, mediat e Zvicrës njoftuan se Loredana u lirua, pasi u mor në pyetje, lidhur me akuzën në fjalë, pas arrestimit mbrëmjen e 7 majit, të martën. Sipas “RapUpdate” zëdhënësi i policisë, Simon Kopp, deklaroi faktin se Loredana ishte marrë në pyetje të martën dhe të mërkurën.

Më pas, Loredana e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Mozzik u fotografuan në aeroport të rrënuar, ndërsa po ktheheshin për në Prishtinë. Por, ndërkohë që reperja kthehej për në Kosovë, vazhdonin të dilnin të tjera akuza nga persona të tjerë, duke e kthyer këtë çështje në një serial të vërtetë mashtrimesh. E dyta, ishte ish-shoqja, e cila deklaroi se edhe ajo ishte mashtruar nga Loredana.

Fotografja shqiptare nga Gjermania Dorentina V. kishte denoncuar në gusht të vitit 2017 Loredana Zefin dhe vëllanë e saj Qëndrimin, po ashtu për mashtrim. Më pas, përballjen me Loredanën në apartamentin e Mozzikut në Kosovë e tregon kështu: “Unë po rrija te dera e banesës, ndërsa ajo mbante një revole në xhep. I bërtita dhe i thashë, çfarë je duke bërë?”, u shpreh ajo, ndërsa tregoi se Loredana ia kishte kthyer: “Duhet të bëhesh fillimisht dikushi, e pastaj do merrem me ty.

Ky rast u pasua nga një i tretë, një avokat në Zvivër. Kështu, pas çiftit zviceran dhe mikeshës së Loredanës, reperen e ka akuzuar edhe avokati Valentin Landmann, pasi, siç thuhet, Loredana është hequr si vajza e tij jashtëmartesore, duke u prezantuar me emrin Anna Landmann. “Nuk isha aspak i lumtur kur dëgjova për lajmin. Ky është një abuzim me emrin tim. Nuk kam të bëj me ngjarjen dhe nuk kam asnjë vajzë të jashtëligjshme. Gjithçka është gënjeshtër”, ka thënë avokati për zviceranen “Blick”.

LOREDANA ME DY AVOKATË PËR TA MBROJTUR, E VËRTETA SIPAS TYRE

Në lidhje me gjithë këto histori të pabesueshme, Loredana e mbështetur nga bashkëshorti Mozzik ka dhënë një konferenecë për shtyp, të shoqëruar nga avokatët Tome Gashi dhe Artan Sadiku, që do t’i mbrojnë ligjërisht. Avokati shqiptar që jeton në Zvicër, Sadiku, i cili është i angazhuar në rastin e këngëtares, Loredana Zefi, ka thënë se asnjëherë nuk është ngritur aktakuzë për 750 mijë franga siç po raportohet në media.

Në konferencën e mbajtur për media, ai tha: “Unë me kolegun tim Tomë Gashin jemi të angazhuar me rastin e Loredanës. Është me rëndësi që ta theksoj që nuk mund të zhvillojmë një intervistë sepse ende nuk i kemi të gjitha faktet. Mirëpo, unë mund të flas për atë se çfarë dihet deri më tani. Në radhë të parë, Loredana asnjëherë nuk ka qenë në paraburgim. Në radhë të dytë, është me rëndësi që ta qetësojmë pak situatën dhe të tregojmë se nuk është ashtu siç po raportohet.

Për shumën 750 mijë po raportohet në media, por e njëjta shumë nuk ekziston me fakte. Asnjëherë nuk kemi pasur një akuzë për 750 mijë franga. Në akuzën që është ngritur bëhet fjalë për 350 mijë franga. Po supozojmë se kjo është e vërtetë. Atëherë do ta kemi mundësinë të flasim edhe më vonë për këtë temë dhe ta kryejmë këtë punë me prokurorin”, përfundoi avokati.

Ndërkohë, vetë Loredana si për të çtensionuar situatën dhe për të treguar se asgjë nuk po ndryshonte në jetën dhe karrierën e saj u shpreh se tashmë po punon për klipin e ri, që do të bjerë në sy për skenat me ushtrinë e femrave. Më 18 dhjetor të vitit që lamë pas, Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë. Ata sollën në jetë një vajzë, që vendosën ta quajnë Hana, por surpriza e tyre nuk mbaroi me kaq, pasi në të njëjtën ditë u zbulua se çifti i famshëm i showbiz-it shqiptar kishte lidhur martesë në fshehtësi të plotë.

Direkt me ardhjen në të të vajzës ata i hapën një profil “Instagram”-i, ku, përveç të tjerash, binte në sy luksi i veshjeve të bebes dhe luksi i jetës së tyre në çift. Fansat pyesnin se nga vijnë gjithë këto të ardhura dhe nëse një çift këngëtarësh 23-vjeçarë mund të pasurohen kaq shpejt nga muzika? Natyrisht që ata nuk dhanë kurrë detaje për fitimet e tyre, por vetëm detaje për këngët. E vërteta është që ky çift moshatarësh, që u martuan në fshehtësi, pasi më parë ishin përfolur si “kushërinjtë” që krijuan lidhje me njëri-tjetrin. Emri i vërtetë i Mozzik është Gramoz Aliu dhe bashkëshortja tashmë dihet që ka marrë mbiemrin e tij, sipas panorames.

LOREDANA ZEFI, DIKUR NJIHEJ SI “GANGSTERJA” E ZVICRËS

Është tashmë një vajzë e njohur jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe për atë zviceran. Me stilin e saj prej “gangstereje”, 23-vjeçarja e cila banonte në Emmenbrücke të Luzernit, për një kohë të shkurtër ka arritur të ketë mijëra ndjekës në “Instagram” dhe famë në Zvicër. Në një intervistë për gazetën zvicerane “20 Minuten”, Loredana rrëfeu pak kohë më parë se është 100 për qind shqiptare, edhe pse është e lindur dhe jeton në Zvicër. Ndonëse kishte pak më shumë se një vit që kishte hapur profil publik, shqiptarja ka aktualisht mijëra ndjekës.

Zefi pëlqehej më së shumti nga rusët, gjermanët dhe shqiptarët në Zvicër, para se të vendosej në Prishtinë. E njohur për “Beat” dhe tekste, për publikun shqiptar ajo u bë e njohur edhe nga lidhja e saj me reperin nga Ferizaj, Gramoz Aliun, që njihet si Mozzik. Vetë pak kohë para se të bëheshin prindër, ajo pranoi lidhjen publikisht, duke u shprehur: “Muzika na lidh ne dhe na bën të argëtohemi”.

Veshja e saj dhe mënyra e jetës shpeshherë kritikohen nga fansat, duke mos e konsideruar si një “femër të duhur”, por Loredanën kjo gjë nuk e pengonte. “Më vjen mirë, që disa nuk më shohin ashtu. Mendoj se vetëm i dashuri im dhe familja ime duhet të më shikojnë si një ‘femër të duhur’”, pohonte ajo, duke shtuar se nuk pëlqen t’u kundërvihet me fjalë fyese. Çifti ka nisur bashkëjetesën në Prishtinë prej kohësh, ku po kujdesen për vajzën e vogël. Pas denoncimeve seri, Mozzik nuk qëndroi në heshtje, duke u shprehur gjatë konferencës së djeshme për shtyp se ai tashmë e ka grua dhe do e mbështesë deri në fund.