Atëherë kur menduat se po marrim vetëm lajme te këqija, diçka ndriti në horizont: Nazanin Zaghari-Ratcliffe, së bashku me një tjetër britaniko-iraniane e arrestuar Anoosheh Ashoori, po fluturojnë drejt Britanisë së Madhe nga aeroporti i Teheranit. Së shpejti të dyja ato do të jenë në shtëpi.
Kanë kaluar gati gjashtë vjet që kur ajo u ndalua për herë të parë. Në atë kohë, ajo ishte burgosur, e ndanë nga e bija, ka kaluar turbulenca mendore të paimagjinueshme dhe ka njohur agimin më mizor, pasi dënimi i saj i pare për spiunazh ra dhe me pas u arrestua përsëri për “aktivitete propagandistike”.
Bashkëshorti i saj, Richard Ratcliffe, i cili ka kaluar dy greva urie, e përfundoi të dytën me argumentin e thjeshtë, se vajza e tyre “ka nevojë për dy prindër”.
Ishte gjithnjë në vëmendje, kryesisht falë vendosmërisë së Richard Ratcliffe, se burgimi i Nazanin Zaghari-Ratcliffe nuk ishte një akt i rastësishëm dhune nga një shtet armiqësor; përkundrazi, ajo u mor si pjesë e një strategjie të marrjes peng në rikuperimin e një borxhi që detyrohej qeveria britanike.
Siç detajohet në podkastin e shkëlqyer të BBC-së, Nazanin, nuk ka asnjë debat mbi legjitimitetin e këtij borxhi dhe nuk ka pasur që nga viti 2001, kur Irani fitoi një çështje në arbitrazh në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë…
SHBA ishte në një situatë të ngjashme, me 400 milionë dollarë borxh, me katër shtetas të saj të mbajtur; ata ia dolën të shlyenin borxhin pavarësisht sanksioneve dhe pengjet e tyre u kthyen në vitin 2016. Kishte një sugjerim dy vjet më parë që qeveria britanike nuk do të ndiqte të njëjtin shembull sepse Ministria e Mbrojtjes shqetësohej se si mund t’i shpenzojë paratë Irani.
Po sikur ti përdornin ato për të financuar axhendën e tyre ushtarake në Siri, Jemen dhe Liban? Duke qenë se asnjë shqetësim i tillë nuk ka ndërprerë, të themi, shitjet e armëve në Arabinë Saudite, kjo logjikë është e diskutueshme.
Kishte një motiv të vazhdueshëm në atë investigim të BBC-së: shumica prej nesh e jetojmë jetën tonë, nëse jo të pavëmendshëm ndaj gjeopolitikës, të paktën mjaft larg nga veprimi që lexojmë vetëm për të. Por, çka nëse befas e gjeni veten një peng në tabelën e shahut?
Kjo do të ishte një përvojë e dhimbshme, e padrejtë, kafkiane për këdo, në çdo kohë, por për Zaghari-Ratcliffe, metafora u shemb më 1 nëntor 2017, kur sekretari i jashtëm i atëhershëm Boris Johnson dha atë që duhet të kishte qenë prova rutinë në Kuvend. “Kur shikoj se çfarë po bënte Nazanin Zaghari-Ratcliffe,” tha ai, “ajo thjesht po u mësonte njerëzve gazetarinë, siç e kuptoj unë”.
Në qendër të mbrojtjes së saj ishte fakti se ajo ishte në Iran me pushime, për të vizituar prindërit e saj dhe nuk i kishte mësuar askujt gazetari apo ndonjë gjë tjetër. Punëdhënësit e saj, ishin shumë të qartë për këtë çështje: ajo nuk ishte as gazetare, e lëre më të jepte gazetari.
Me dështimin e tij të rastësishëm për të lexuar përmbledhjen e tij, Johnson e tërhoqi Nazanin në një lojë shahu krejtësisht më të errët, në të cilën ajo ishte ende një peng.
Kryeministri mund të argumentonte se çështja ishte gjithmonë borxhi, dhe çështja e fajit apo pafajësisë së Zaghari-Ratcliffe ishte një harengë e kuqe…
Ajo që ai nuk do të mund të argumentojë kurrë është se Nazanin Zaghari-Ratcliffe iu njohën, nga ai dhe nga shteti, të drejtat, mbrojtja dhe kujdesi që i takon një qytetari britanik. Ndoshta paaftësia e tij si sekretar i jashtëm është vetëm një shirit anësor i këtij fakti, por është detaji që do të kujtojmë sa herë që mendojmë për kohën e tij në poste publike, madje edhe kur gëzohemi për rikthimin e saj.
“The Guardian”