Fletë rrufeja është përkthim i fjalës kineze “Dacibao” me të njёjtin kuptim që filloi përdorimin në 1967 pas sygjerimit të diktatorit Enver Hoxha gjatë një fjalimi. Ishte një letër e madhe me shkronja thuajse gjithnjë të kuqe që në krye kishte të shkruar titullin “Fletë rrufe”, e pas tij emrin e personit ose grupit që i drejtohej. Kjo fletë kishte si synim denigrimin publik të personave që mendonin ose kryenin sjellje në kundërshtim me normat morale të partisë komuniste.
Fletërrufeja mund t’i atribuohej kundёrshtimeve ideologjike, politike, ekonomike e deri në vendimet personale të të veshurit, prerja e flokëve apo preferencat muzikore e të tjerë. Në zyra, ndërmarrje, shkolla, lagje, kishte stenda/tabela përkatëse ku vendoseshin fletë rrufetë. Personat e akuzuar/kritikuar me fletë rrufe duhet ti pergjigjeshin duke pranuar si të drejtë kritikën e berë dhe duke marrë përsipër fajin.