osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Historia e dënimit të këngëtares së njohur Alida Hisku

Historia e dënimit të këngëtares së njohur Alida Hisku

Fjalët e ditarit që shqetësuan regjimin/Këngëtarja shkruante se Shqipëria ishte një vend skëterrë, jeta si në burg dhe ushqimi si normë të burgosuri

Në vitet ’70 e fillim vitet ’80 Alida Hisku ishte ndër këngëtaret më të njohura të Shqipërisë. Fama e saj u rrit me të shpejtë falë talentit të lindur e mirëpritjes së publikut shqiptar, i cili këngën e kishte ndër të paktat gëzime nën diktaturë. Por, befas, në mënyrë të papritur në verën e vitit 1982, këngët e saj u ndërprenë nga transmetimi i përditshëm në Radio Tirana e në Televizionin Shqiptar.

Një valë thashethemesh nisën të përhapën për disa muaj, derisa u mor vesh se për shkak të fjalëve në ditarin vetjak, ajo ishte arrestuar. Cila është historia e saj dhe cilat ishin fjalët e hedhura në ditarin vetjak të cilat shqetësuan një regjim të tërë? Gjithçka zhvillohet në vitet 1977-1982, kohë kur Hisku, në moshë fare të re, bëhet kandidate e më pas pjesë e Partisë së Punës së Shqipërisë.

Ajo mundi të ishte anëtare e PPSH-së veçse për 3 vjet. Kjo periudhë ndikoi për keq në jetën e saj, u bë shkak që ajo të hiqte një persekutim të thellë siç ishte ai i heshtur i opinionit, e më pas një tjetër që ishte procedural hetimor dhe siç ka pohuar edhe vetë së fundi, kafshëror.

Kërkesa

Alida Hisku, e vitlindjes 1956, që prej datës 1.10.1970 ishte punëtore në repartin e retush përgatitjes në shtypshkronjën “Mihal Duri” në Tiranë. Përpjekjet e Alida Hiskut për t’u pranuar në Partinë e Punës, rezultojnë të jenë në vitin 1977, kur ajo ishte veçse 21 vjeç. Në mbledhjen e datës 4.3.1977 organizata e PPSH-së nr.1 e lagjes nr.9 shqyrtoi të dhënat biografike të ardhura nga Fronti Demokratik për banoren Alida Hisku e familjen e saj, duke dhënë mendim pozitiv për pranim në parti. Më 19.7.1977 pranë qendrës së punës ajo paraqet kërkesën për t’u pranuar në parti.Kërkesa e saj ka të gjitha karakteristikat që bëheshin letrat në këtë kohë. Nisur edhe nga mosha e saj, nuk ka asgjë të veçantë kjo kërkesë. Ajo fillon me një lloj “analize” rreth sukseseve të PPSH-së, si dhe qëndrimin familjar gjatë luftës.

Organizata e rinisë së stabilimentit “Mihal Duri” mblidhet për të dhënë rekomandimin e saj më datën 8.7.1977 (datat e kërkesës e të kësaj mbledhjeje, kanë një gabim disaditor mes tyre).

Organizata vlerësonte se Alida ishte punëtore e mirë në repart, mundohej në nxirrte punën në cilësi të mirë, kursente lëndën e parë, ishte e sjellshme dhe e dashur me shokët e kolektivit duke gëzuar respektin e tyre, punonte për ngritjen ideopolitike dhe arsimtare.

Ky rekomandim u miratua nga komiteti i rinisë së rajonit nr.2 Tiranë.Më 20.7.1977 bëhen edhe rekomandimet nga dy anëtarë të PPSH-së, që ishin punëtorë të qendrës së punës së Alidës.

Pranimi kandidat

Më 22.7.1977 organizata bazë e një reparti te stabilimenti “MihalDuri” rekomandoi pranimin eAlidaHiskun si kandidate në parti, vendim i cili u mor nga byroja e partisë e kombinatit në fjalë. Për këtë qëllim, kandidates iu dhanë 4 detyra: studimi i sa më shumë materialeve të partisë dhe të konspekte raportin e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut në kongresin e 7 të PPSH-së, të bënte përpjekje për ngritjen e saj ideopolitike, arsimore e profesionale, të mbaronte shkollën e mesme (artistike) si dhe të punonte mirë e të nxirrte nga puna e saj, punë me cilësi të mirë.

Ky vendim u pranua nga Komiteti i PPSH-së së rajonit nr.2 (vendimi nr.197, datë 1.8.1977).

Kërkesa për pranim në parti

Pasi kanë kaluar 2 vjet nga pranimi si kandidat, një kërkesë tjetër bëhet më 25.8.1979, kësaj radhe për pranim në parti. Stazhin Alida e kishte bërë pranë ndërmarrjes ku punonte. Nënvizohen se ishte përpjekur për të realizuar detyrat që i ishin vënë si kandidate, kishte marrë kategorinë e 4-t si dhe kishte mbaruar shkollën e mesme. Më 31.8.1979 organizata e PPSH-së së vendit të punës, miraton kërkesën e cila mori formën përfundimtare më 5.9.1979 nga Byroja e PPSH-së së shtypshkronjës “Mihal Duri”.

Dënimi i këngëtares

AlidaHisku kishte krijuar emrin e vet si një zë i veçantë i këngës shqiptare. Përveç kësaj, ajo kishte plot ziliqarë që e shihnin me inat suksesin e saj. Në shoqëri të mbyllura e konservatore për keq, lufta e të paaftit me të aftin është dukuri e njohur. Kjo luftë më shumë zhvillohet në forma të fshehta sesa të hapura. I paafti kur ka pozita drejtuese është mjaft i rrezikshëm dhe dëmprurës.

E kuptohej që në regjime si ai komunist (ku të paaftës përbënin shumicën), mjaftonin si argumente çështje klasore apo ideologjike. Ndërkaq, zilia, smira, egoizmi, hakmarrja, primitivizmi, krahinorizmi, etj, ishin veçori mjaft të njohura e të zhvilluara në shoqërinë komuniste, dukuri që edhe sot nuk janë zhdukur, por për fat të keq, janë zhvilluar nga i njëjti trung ideologjik. Alida Hisku ishte pranuar në parti në moshën 23 vjeçare. Përpara saj ishte një botë në mënyrë gënjyese dukej e sinqertë. Qenia në parti, do të thoshte edhe përgjegjësi. Për të qenë një komunist i mirë, duhej të mbarohej edhe Shkollën e Lartë të Partisë “Vladimir Iliç Lenin”. Gjatë kohës së ndjekjes së kësaj shkolle, por sidomos në praktikë, ajo filloi të reflektonte për gjendjen e vërtetë të shoqërisë shqiptare, për gjendjen shoqërore, nivelin e jetesës, etj. Alida Hisku ndjehet e tronditur nga niveli mesjetar sidomos i fshatit shqiptar. Në këtë praktikë ajo ka kuptuar prapambetjen e thellë të fshatit si dhe nivelin shumë të ulët të jetesës që ka parë atje. Tashmë Alida nuk e shihte gjendjen vetëm nga skena e festivaleve apo nga rrugët e Tiranës. Ajo ka reflektuar në ndërgjegjen e saj kundër regjimit edhe pse pa e kuptuar plotësisht këtë. Të gjitha këto i hodhi në bllokun e saj të shënimeve, një ditar krejt vetjak, i cili u lexua dhe u spiunua nga kolegët e vet me të cilët kishte ndjekur të njëjtën shkollë. Asokohe sapo ishte “zbuluar” grupi i Mehmet Shehut. Anëtarët e PPSH-së dhe mbarë populli ishin ushqyer me plot gënjeshtra për “spiunazhet” botërore të cilët kishin punuar kundër Shqipërisë. Në ato kushte, kërkohej një vigjilencë edhe më e madhe. Kësisoj, leximi i ditarit të Alidës ka nisur si kureshtje njerëzore, ka vijuar si spiunim në parti, përjashtim nga partia dhe ka përfunduar në një kallëzim penal. Pa e ditur se ç’po i vinte, ajo e ka dorëzuar bllokun e shënimeve sapo ia kanë kërkuar pedagogët.

Praktika e gabuar

Alida Hisku zhvilloi praktikën mësimore në Konispol nga data 19.5.1982 deri më 12.6.1982. ajo bënte pjesë në grupin e katërt të vitit të parë të shkollës në fjalë. Praktika shkollore ka rezultuar për Alida Hiskun një “praktikë e gabuar”. Ajo ka udhëtuar gjithë ditën për në Konispol, fillimisht me tren e më pas me autobus dhe në orën 22.00 ka mbërritur me shokët e grupit atje, e shoqëruar nga pedagogët. Të nesërmen kanë bërë një vizitë në varrezat e dëshmorëve. Ishin mbledhur e kishin përgatitur temat e punës për biseda me organizatat e masave.

I kishte bërë përshtypje Konispoli, pasi ishte hera e parë që shihte një vend të tillë “aq të thellë malor”. Kishte biseduar me shefin e vatrës së kulturës për të dhënë një koncert para sheshit me rastin e kongresit të Bashkimeve Profesionale, i cili ishte pëlqyer nga të pranishmit. Kjo mënyrë jetese në Konispol e kishte rrënuar gjendjen e Alidës.

Rreth saj shënohen këto fjalë që shërbye për kallëzimin e mëposhtëm për agjitacion e propagandë:

“Gjatë praktikës mësimore shfaqi në ditarin e saj personal disa pikëpamje të gabuara me përmbajtje politike dhe ideologjike. Në shënimet e mbajtura gjatë katër ditëve të para të praktikës mësimore veç të tjerash shkruante: “Hipëm në tren në orën 5.30 për t’u nisur në skëterrë”. “Vajtëm në Konispol dhe hëngrëm bukëzezën”. “Hëngra drekën si menuja e burgut dhe tani e shtrirë mbi këtë qivur të mykur”. “Ky krevati është si i lagur dhe i vjen era myk, megjithatë, jam e detyruar të fle në të”. “Shkuam në një mbledhje budallenjsh që zgjati gjithë ditën si për inatin tonë”. “Më duke vetja se më kanë sjellë për riedukim”.

Gjatë praktikës ajo u thirr nga pedagogët dhe u këshillua të bëjë autokritikë. Me kthimin nga Konispoli, Alida njoftoi sekretarin e partisë se do të bënte autokritikë në mbledhjen e organizatës. Në këtë autokritikë ajo tha se fajet ishin të rënda, por ato nuk ishin nisur nga një qëllim i caktuar, por si rezultat i “budallallëqeve të mia, i papjekurisë politike dhe ideologjike”, të nisura nga “kuptimi i cekët i jetës”, “mosnjohja e vështirësive të fshatit”, “vetëkënaqësia”, “euforia për sukseset e arritura”, etj. Premtonte se në të ardhmen do thellohej më shumë në materialet e partisë e veprat e shokut Enver dhe gabimin do ta shlyente me punë ku të ishte e nevojshme.

Organizata vlerësonte se ajo kishte “marrëdhënie të ftohta me shokët dhe shoqet e grupit”, etj.Veprimi kundër saj ishte shumë shpejtë. Më 17.6.1982 organizata e partisë e shkollës propozoi që Alida Hisku të kthehej në kandidate partie.

Pesë ditë më vonë, më 22.6.1982, Komiteti i PPSH-së i Shkollës së Lartë të Partisë dha mendimin që Alida Hisku të përjashtohej nga partia për këto arsye:

-Gabimet e saj janë me përmbajtje të thellë politike e ideologjike. Ata janë shfaqje të botëkuptimit të saj e të pikëpamjeve të gabuara që ajo ka për jetën.

-Këto Gabime nuk janë të rastit. Për gabime e qëndrime jo të drejta, ajo është këshilluar edhe me parë nga Komitetit i Partisë në rreth e në shkollë, por nuk ka reflektuar, bile u thellua më shumë në gabime.

Përveç kësaj ky komitet shprehte qëndrimin e tij se ajo kishte nevojë të “thellohej” në njohjen e “gabimeve të saj”.

Përjashtimi nga partia

Ka qenë Komiteti i Partisë së Rajonit nr.3 në Tiranë, i cili me vendimin nr.143, datë 30.6.1982 e ka përjashtuar Alida Hiskun nga partia. Ky komitet shprehej se nuk kishte ngelur e kënaqur nga autokritika e Alidës, e cila nuk kishte qenë e thellë. Është qesharake teksa lexon këto rreshta gati të njëllojta me të gjitha përjashtimet, në të cilat gjithnjë flitet për “reflektim”, “autokritikë të cekët”, etj.Ndër të tjera këtu thuhej:

“Në Komitetin e Partisë së Rajonit, shoqja Alida nuk bëri autokritikë të thellë për të nxjerrë shkaqet që e shtynë për të kryer këtë veprim me gjithë ndihmën që ju dha nga anëtarët e KP të rajonit. Ajo u justifikua se ato ditë ishte në gjendje shëndetësore jo të mirë, kishte përvjetorin e vdekjes së nënës, kishte lënë në Tiranë fëmijën e sëmurë dhe se duke qenë e lodhur nuk ka ditur se çfarë ka shkruar. Në Komitetin e Partisë u tha se shoqja Alida është kritikuar edhe herë të tjera nga Komiteti i Partisë së Shkollës së Partisë për shfaqje mendjemadhësie”.

Në fund në vendim thuhej se përjashtohej nga partia “pasi ka shfaqur pikëpamje me përmbajtje të gabuar politike dhe ideologjike që kanë ardhur si rezultat i cektësisë politike dhe ideologjike” dhe se ajo ishte “e paformuar dhe me shfaqje mendjemadhësie”.

Vendimi i përjashtimit apelohet më 4.7.1982.

Kërcënimet e shkatërrimi i njeriut

Pas përjashtimit, AlidaHiskut i bëhen presione të tjera në Komitetin e PPSH-së së Tiranës. Referuar letrës që kjo i çon “shokut Mynyr Kokona” më 23.8.1982, mësohet se në fillim është thirrur i shoqi (të cilit i kishin thënë se nuk do kishte pasoja), e më pas edhe Alida.

Të pranishëm ishin Jakup Mata, Pëllumb… dhe oficeri i Sigurimit të Shtetit që mbulonte artin e kulturën. Pëllumbi ka marrë fjalën e ka thënë:

“Të kemi thirrur, besoj se ju e keni të qartë, për gabimin që keni bërë për të njoftuar edhe ne mendimin tonë. Edhe ne jemi dakord me vendimin e Komitetit të Partisë së Rajonit nr.3”.

Alida është tronditur e habitur shumë pasi nuk e dinte mirë “sesi ndiqeshin këto punë”.

Alida ka dalë nga zyra e tyre pa folur fare. Duke dalë te dera, Jakupi, me mospërfillje e nëpër dhëmbë i thotë Pëllumbit “kjo shoqja i ka bërë kërkesë edhe Komisionit Qendror të Revizionimit por…”, dhe tundi kokën si për të thënë se “kot e ka”.

“Kjo mënyrë shprehje e tij më hoqi fare shpresat dhe në kokë më lindën lloj-lloj mendimesh. Po atë darkë më shtruan në spital. Aty ndenja vetëm pak ditë sepse shqetësimi që kisha, kurioziteti i të sëmurës dhe i personelit më detyruan të dal me dashjen time” – shkruan Alida.

Një gjendje depresioni e ka përfshirë Alida Hiskun. Nuk del nga shtëpia. Ndjen goditjen e opinionit vrastar. Ndjehet e dobësuar “qysh në fillim të jetës” së saj, ndjehet “e pushkatuar nga ana politike, publike, shpirtërore…deri në prishjen e familjes”. Opinioni gjente shkak ndërprerjen e këngëve të njohura të saj në radiotelevizion. Megjithatë një ditë ishin dhënë disa këngë, por i kishin ndërprerë sërish. Kjo gjë e çorientoi opinionin në thashethemet e tij. Opinioni ka nisur ta vrasë pak nga pak Alida Hiskun. Atë këngëtare që e kishte duartrokitur e pëlqyer kushedi sesa herë. Mjaftonte një dyshim për “mosbesnikëri ndaj partisë”, që kjo shoqëri e krimbur dhe e shformuar nga stalinizmi e enverizmi që e kishte mbërthyer, të të vinte shkelmin apo të niste kancerin pak e nga pak. Jo pa lidhje Alida shkruan:

“Më vrasin jashtë mase shikimet habitore dhe këto komentet e njerëzve, ndaj jam mbyllur në shtëpi për të qenë pak më e qetë, derisa të marrin fund këto punë”.

Komisioni Qendror i Kontrollit dhe i Revizionimit të Partisë, me vendimin nr.190, datë 13.9.1982 la në fuqi vendimin e përjashtimit nga partia të Alida Hiskut. Tashmë rruga për organet e punëve të brendshme, ishte e lirë.