osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Histori viktimash, për të mbajtur pushtetin/ Tahiri iku, ndërsa Berisha e Meta të vrasin kur u kërkon dorëheqjen!

Histori viktimash, për të mbajtur pushtetin/ Tahiri iku, ndërsa Berisha e Meta të vrasin kur u kërkon dorëheqjen!

Memo Aliaj

Dorëheqja e deputetit Saimir Tahiri ishte akt qytetar, që duhet bërë nga të gjithë ata që akuzohen për korrupsion apo krime. Kjo dorëheqje, në gjuhët “pdishte” dhe “lsishte”, po përkthehet si “lojë” e kupolës së qeverisë!

Saimir Tahiri dha dorëheqjen publikisht, për të lejuar drejtësinë të veproj lirshëm, duke mbetur pa asnjë imunitet përballë hetimit dhe gjykimit! Dje, Saimir Tahiri nuk hodhi asnjë çizme, asnjë kokërr vezë e asnjë dorë miell, kundër atyre që i kërkonin dorëzimin e mandatit dhe të imunitetit. Përkundrazi, me shumë qetësi, deklaroi vetëm vlerësimin e tij, për ata që e sulmojnë dhe që duan ta çojnë në burg me konferenca shtypi, djegie gomash e letra anonime nëpër posta private eurodeputetësh.

I kërkuan dorëheqjen Tahirit dhe ai dha, përpara se ata të shkojnë më parë vetë para drejtësisë dhe tek qelia e burgut, pa marrë raporte mjekësore tek “doktori i familjes” si të sëmurë me “alergji nga lulet”! Edhe dje, Berisha dhe pronarja e LSI, përgojonin dorëheqjen e tij! Dhe për nomoral dorëheqjeje, flet Berisha që ka dhënë doreheqje nga PD, por nuk heq dorë nga koamndimi i PD!

Dhe flet për moral dorëheqjeje Monika e cila ka marrë në dorë LSI, pas dorëheqjes së burrit, pra duke mos hequr dorë! Lidhur me dorëheqjet, Berisha e Meta kanë histori të hidhura, të gjakosura. Ndërsa Tahiri e dha dorëheqjen si deputet, Berisha e Meta, kanë dhënë prova faktike, se të vrasin kur u kërkon dorëheqjen dhe kjo ka ndodhur në disa raste në 20 vitet e fundit!

Prova e parë: Në vitin 1997, pas falimentitmit të piramidave të “parave të pastra”, shqiptarët u ngritën në protesta në mbarë vendin, duke kërkuar dorëheqjen e Sali Berishës. Ai jo vetëm që nuk pranoi të jepte dorëheqje si pushtet dhe president, por vërsuli kundër popullit ushtrinë, policinë, paramilitarë të paguar, SHIK-un dhe avionët me lëndë helmuese luftarake! Pasoja e 6 muajve të mos dorëheqjes së Berishës dhe lufta e tij kundër popullit, shkaktoi 3000 viktima nga populli dhe vetëm 1 lëndim me presh në prapanicë, të zv/ndësit të Berishës, por pa rrezik për jetën!

Prova e dytë: Në datën 28 nëntor 2000, vetëm 2 muaj pas zgjedhjeve lokale të 1 tetorit 2000, Sali Berisha ngriti në protestë demokratët e Tropojës, me akuzën ndaj Ilir Metës kryeministër në atë vit, me cilësimin “koka e korrupsionit, trafiqeve dhe krimit në vjedhjen e votave”, duke kërkuar dorëheqjen urgjente të Metës. Çfarë ndodhi? Aleati i sotëm më I afërt dhe i dashur i Berishës, ish-“armiku i betuar”

Ilir Meta, jo vetëm që nuk dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, por vërsuli blindat dhe mijëra forca speciale kundër protestuesve në Tropojë, duke vrarë demokratin Syl Lyshaj.

Prova e tretë: Në datën 21 janar 2011, të mbeshtetur nga opozita e majtë, shqiptarët dolën në protestë masive në bulevardin para “kullës” së qeverisë “Berisha-Meta”, duke kërkuar dorëheqjen e tyre, për shkak të korrupsionit me bllok në dorë! Në vend të dorëheqjes, dyshja e ish-pushtetit të “integrimit”, urdhëroi Gardën e Republikës të qëllonte mbi protestuesit, duke vrarë 4 protestues! Në vend që Berisha-

Meta, t’u shprehnin ngushëllime familjeve, 4 viktimat u mallkuan me etiketime poshtëruese, si “hajdutë, halabakë, kriminelë e kokëpalarë”. Në vend që pas kësaj masakre të jepnin dorheqjen, dy “kokëlarët” Berisha e Meta vazhduan sundimin e tyre!