Futbollisti Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira janë një prej çifteve të njohur më jetëgjatë të botës së sportit me atë të muzikës. Ata kanë dy fëmijë dhe dhjetë vite bashkë.
E duke kujtuar 10-vjetorin e martesës, mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës rrëfen se si e njohur këngëtaren kolumbiane, që është 10 vite më e madhe se ai.
“Shakirën e takova për herë të parë në Madrid, teksa po filmonte videon e këngës së saj “Waka Waka” për Kupën e Botës 2010. I kërkova numrin. Ajo mbërriti në Afrikën e Jugut para nesh (skuadrës spanjolle), sepse do të këndonte në ceremoninë hapëse”, deklaron ai.
Mbrojtësi i Barcelonës kujton se i ka dërguar një mesazh të pazakontë. “I dërgova një mesazh duke e pyetur se si ishte moti atje, meqënëse ajo kishte shkuar disa ditë më parë”, ishte pyetja e Pique.
Me këtë pyetje, Gerard nuk ka dashur të mësojë motin, por të kuptojë nëse Shakira e pëlqente apo jo.
“Në përgjithësi, kur bën një pyetje kaq idiote, të përgjigjen shkurt: “është ftohtë, merr një xhaketë”. Por, ajo shkroi një mesazh të gjatë me detaje se si ndryshonin temperaturat gjatë ditës. I thashë vetes, kjo s’është normale. Detajet më treguan se ajo më pëlqente mua”, thotë Pique.
“Komunikuam me njëri-tjetrin gjatë Kupës së Botës, por e vetmja mundësi që unë ta shihja atë sërish ishte nëse do të shkoja në finale, sepse ajo do të përformonte në ceremoninë përmbyllëse. Prandaj, i thashë që nëse do të duhej të dilja në finale vetëm për ta parë, do ta bëja”, tregon mbrojtësi.
Fjalën e mbajti dhe në atë Botëror, Pique dhe Spanja jo vetëm që shkuan në finale, por edhe e fituan atë përballë Holandës me rezultatin 1-0.