Sot pak më tepër se 80 vjet ka lindur Sali Ram Berisha, në fshatin Vuçidol të Tropojës. Megjithëse ka një datëlindje të harruar, ai vazhdon tu ngjitet demokoratëve si mut pas këpucës, duke mos i lejuar që të gjejnë veten, por edhe duke i poshtëruar me dokrrrat që këput dhe duke i turpëruar për krimet që ai i ka bërë këtij vendi.
Pak histori biografike meqenëse shoku Sali vuan nga demenca:
Sali Ram Berisha në fakt ka lindur në 1korrik 1944, por babai i tij Rama, nga që ishte i zënë me bagëtit si bariu i fshatit, nuk ishte mundësi të
zbriste për ta regjistruar dhe priti Tetorin, kur bagëtitë mbylleshin në stane duke gjetur edhe një motiv për të zbritur në qytetin e Tropojës, ditën e lindjes së Enver Hoxhës, ndaj shkoi në zyrat e gjendjes civile pikërishtë me 16 Tetor në ditën festës së udhëheqësit.
Duke qenë se askush nuk e pyeti se kur kishte lindur i biri, Rama e regjistroi sikur Saliu sapo kishte lindur në maternitetin e Kullës së Berishëve, ku mund ta regjistronte vetëm arusha apo ulkonja. Kështu Berisha u rinua disa muaj dhe do i festonte ditëlindjet bashkë me shokun Enver.
Pas fati i ndriti dhe u shkollua nga partia, Berisha vendosi të ishte biri i partisë dhe shokut Enver dhe më 8 Nëndor 1968 u bë anëtarë i devotshëm i PPSH me betimin…deri në vdekje, betim që nuk e shkel kurrë.
Mirëpo konvertimi i tij nga komunist në demokomunist i ka kushtuar Shqipërisë një lum me gjak dhe dhimbje. Dy grushte shtet në vitet ’97, ’98 dhe një masakër antishte në ‘2011 e kanë kthyer komunistin e Vuçidolit në një nga figurat më të urryer …për shqiptarët dhe jo për zagarët që ose janë bijë të baballarëve si puna e tij ose janë aq trushplarë që nuk e kuptojnë se kush është njeriu që adhurojnë.
Ndaj sot me 15 Tetor në ditëlindje pa ditëlindje ai nuk meriton asnjë urim përveçse… 15 Tetorin e ardhshëm.. aty ku të takon larg jetës së shqiptarëve! /Ekskluzive.al