Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një dokumentari investigativ mbi vjedhjen e pronës që implikon familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë dokumentar investigativ tejet interesant të Report TV, duke ngritur pyetjen se sa e madhe qenka kjo çorbë vallë përderisa kjo është vetëm njëra nga tre seritë e dokumentarit, si edhe duke shpresuar se institucionet e reja të drejtësisë, të cilat kanë nisur të ndezin dritën e shpresës tek drejtësia në këtë vend pas 100 vjetësh padrejtësi, do ta zbardhin deri në fund nën dritën e ligjit një histori kaq të hatashme keqbërjeje ndaj shtetit, pronës, shoqërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama