Deputeti Flamur Noka u bë sërish protagonisti kryesor i kaosit për të mbrojtur Sali Berishën në seancën e sotme ku do të votohej dhënia e autorizimit të SPAK për arrestimin e këtij të fundit.
Ndonëse vite më parë ka qenë dhe ministër i Brendshëm i vendit në kohën e qeverisjes Berisha (3 korrik – 2012 – 16 mars 2013) pra dhe ministri tyre që kishte detyrë ti mbronte sot është kthyer ndër deputetët më të flaktë kundër tyre, edhe pse e di shumë mirë që ata janë aty e bëjnë detyrën.
I qëllon me karrige, i kërcënon me tymyese, i tërheq për xhakete.
Edhe në seancën e sotme ai ishte protagonisti kryesor.
Fillimisht mori karriget dhe i vendosi pirg mu përpara gardistëve të cilët këtë herë ishin bërë gardh para foltores me qëllim që të mos lejonin deputetët e rithemelimit të përsërisnin skenarin e seanca të kaluara.
‘Hiqi duart se mu në kokë e ke. Hiqi duart!’ i tha ai.
Nokës që ‘i janë errur sytë’ nga Sali Berisha ishte pajisur me tymuese blu të cilat pasi i ndizte kërcënoi disa herë dy gardistë të cilët iu afruan tia hiqnin.
Krahu i djathtë i Berishës është parë të kërcënojë dhe operatorët e të hipë mbi kangjellat e Kuvendit të dalë nga dera dhe më pas të hyjë sërish përmes dritares.
E megjithatë i gjithë skenari i tij i kaosit nuk e ndal dot atë që është e drejtë. Përballjen e Sali Berishës me SPAK, si çdo shqiptar tjetër i cili nuk duhet të jetë mbi ligjin por i barabartë para tij.