osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hileja e mazhorancës me kompetencat e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Hileja e mazhorancës me kompetencat e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Gjatë trajnimit që Byroja Kombëtare e Hetimit ka zhvilluar në Itali, trajnim i organizuar nga Drejtoria Investigative Antimafia, një nga pjesët e rëndësishme të këtij instruktazhi, ka qenë edhe implementimi i modelit italian të kompetencave të DIA-s.

Në Itali, DIA, që prej vitit 1993, ka marrë në kompetencat e saj edhe Policinë e Burgjeve, që kryesisht e drejton dhe e menaxhon si në aspektin e inteligjencës, por edhe të ndërhyrjes në rast revoltash.

Thelbi, i kësaj nomenklature nga ana e DIA-s, është se si mafiozët, ashtu edhe politikanët e zyrtarët e korruptuar, apo edhe të dënuarit për veprimtari terroriste, i kthejnë burgjet në një “republikë” të tyre, duke kontrolluar gjithçka brenda, e që më pas të kontrollojnë edhe jashtë.

Burgjet, kanë qenë gjithmonë zyrat e kapobandave, të cilët kanë drejtuar aktivitetet e tyre të trafikut të drogës, të gjobave, grabitjeve, apo edhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.

DIA, nëpërmjet kontrollit të Policisë së Burgjeve, ngaqë ka menaxhimin e të penduarve dhe informacionin mbi aktivitetet e organizatave mafioze, kryen me anë të pjesë inteligjente, një monitorim permanent të situatës në burgje, e më pas në bazë të informacionit bën ndërhyrjen me masat e duhura.

Burgjet nuk janë një ambient i izoluar nga realiteti, ata përkundrazi janë pjesë e rëndësishme e lidhës me mjedisin jashtë.

Anëtarët e organizatave mafioze, por edhe zyrtarët e korruptuar, prej burgjeve kontrollojnë aktivitetet e tyre si për të fshehur provat, apo për të vijuar trafiqet apo veprimtarinë e paligjshme.

Përveç në SHBA, ku burgjet federale, janë në një farë mënyrë, një ferr për trafikantët, në vendet e tjera të botës, apo edhe në Europë, institucionet e riedukimit, janë vërtetuar si ambiente ku vijon aktiviteti kriminal.

Ndaj edhe DIA, i ka sugjeruar SPAK-ut shqiptar, që Byroja Kombëtare e Hetimit, të ketë nën kontroll Policinë e Burgjeve, kur pritet që së shpejti një pjesë e rëndësishme të kapobandave dhe zyrtarëve të korruptuar të jenë banorë të burgjeve shqiptare.

Në fakt ka ndodhur që tani, kur pas disa operacioneve të SPAK në bashkëpunim me antimafian italiane apo edhe policitë europiane, janë arrestuar aktorë të rëndësishëm të krimit të organizuar. Ndërkaq, disa nga emrat më të mëdhenj të krimit shqiptar ndodhen prej kohësh në qelitë e burgjeve shqiptare.

Sipas statistikave, burgjet e Shqipërisë janë më të populluarit në Europë. Ka qenë një politikë e drejtësisë së vjetër në Shqipëri, që të mbipopullojnë burgjet në mënyrë që të tregonin se po punonin, duke ndëshkuar shumë njerëz me lidhje relative me krimin, kryesisht përdorues lëndësh narkotike dhe shpërndarës të vegjël.

Kjo bën që e gjitha kjo popullsi të kthehet në një ushtri e bindur e kapove të tyre, që nga ky konfuzion arrijnë të sigurojnë privilegje për vete.

Por ky propozim i ndërkombëtarëve për të shtrirë tentakulat e BKH-së në burgjet shqiptare, mësohet se ka hasur në rezidencën e mazhorancës, që do të ruajë statusquonë, e kontrollit të saj nga ministria e Drejtësisë

Burgjet në Shqipëri, janë institucione të fuqishme të korrupsionit, trafikut të lëndëve narkotike dhe kontrabandave të çdo lloji. Aty ligjin e bëjnë kapot e mafia-s, të cilët kanë ndërtuar për vete suita hotelesh me 5 yje dhe kontrollojnë nëpërmjet korrupsionit çdo lëvizje në to.

Drejtorët e burgjeve, por edhe politikat e emërimit të policisë së burgjeve dhe punonjësve të tyre, kontrollohen direkt nga deputetët “bajraktarë”. Për shembull në burgun e Peqinit, që është edhe një nga më të rëndësishmit dhe të mëdhenj të në Shqipëri, çdo emërim e bën Taulant Balla, që ka emëruar të besuarit e tij.

Gjithçka bëhet në mënyrë piramidale, duke bërë të mundur, ata që edhe regjimi i ashtuquajtur 41/bis të zbatohet në mënyrë mafioze.
Pritet që së shpejti SHBA dhe BE të kërkojë edhe zyrtarisht me zë të fortë që të miratohet një ligj që i jep kompetencë BKH-së të kontrollojë Policinë e Burgjeve. E siç mësohet, do t’i kërkohet edhe opozitës që të bëhet përkrahëse e këtij aksioni, që nëse mazhoranca e kundërshton, të mbetet e vetme…/Pamfleti