osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hija e SPAK terrorizon koalicionin anti-SHBA: Dyshes Meta-Berisha i’u ngushtohet “laku”! Shikojnë ëndrra shpëtimi me revolucione të dhunshme

Hija e SPAK terrorizon koalicionin anti-SHBA: Dyshes Meta-Berisha i’u ngushtohet “laku”! Shikojnë ëndrra shpëtimi me revolucione të dhunshme

Historia vazhdon të tregojë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta i kanë vënë flakën vendit sa herë kanë patur hallin e tyre. Në çdo rast që e kanë parë punën pisk, janë ngritur dhe kanë tentuar të djegin Shqipërinë për të shpëtuar veten.

E kanë bërë për të mbrojtur apo marrë pushtet deri dje, po e bëjnë për t’i ikur drejtësisë sot pasi po e ndjen rrezikun e burgut. Deri më tani, Berisha dhe Meta kanë qenë të paprekshëm pasi çdo çështje kundër tij është mbyllur.

Por situata ka ndryshuar dhe presioni amerikan ndaj drejtësisë së re në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se në vijim pritet të shpërthejnë dosje që do çojnë pas hekurave të gjithë bandën që shkaktuan vrasje, vdekje dhe grabitje masive në Shqipëri, ku mbi to shfaqet emri i Sali Berishës dhe Ilir Metës.

SPAK ka trokitur tek dera e tyre dhe “laku” po ju ngushtohet dita-ditës. Ditën e djeshme koalicioni anti-SHBA është hedhur në aksion duke paralajmëruar revolucione të dhunshme.

Detaje nga takimi Meta-Berisha

Për rreth 1 orë, kryetari i Partisë së lirisë Ilir Meta zhvilloi një takim me aleatin e tij Sali Berisha, fill pas humbjes së thellë në zgjedhjet për kryetar bashkie në Rrogozhinë dhe menjëherë pas thirrjes në SPAK të njerëzve të Berishës dhe kupolës së partisë se Metës. Takimi mes dy aleatëve ka pasur në fokus aksionin opozitar dhe kreu i PL-së, u shpreh për mediat se rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme, ku e gjithë shoqëria sipas tij do të shprehë edhe ndjeshmërinë e saj për situatën e korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Meta tha se vendimi tyre është përshkallëzimi i luftës kundër korrupsionit, e shtoi se do të vijojnë denoncimin e aferës së djegëseve dhe vendosjen e përgjegjësve kryesor para drejtësisë.

Ilir Meta në ankth

Berisha del çdo ditë dhe paralajmëron protesta, por është Ilir Meta që dje ka bërë kthesën e madhe pasi para disa javësh u shfaq kundër mbajtjes së tyre. Ndryshimi i tij drastik erdhi pasi burime bëjnë me dije se çështje ditësh dosja e lobimit do të shkaktojë “tërmet” tej familja e tij. “Ju e dini se ne kemi qenë gjithmonë për mbështetjen e protestave, jo vetëm me nismën e PD.

Edhe rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme që shoqëria të shprehë edhe ndjeshmërinë e saj për këtë situatë korrupsioni dhe kapjen e shtetit. Kjo do të vijë si pasojë e përshkallëzimit të luftës kundër korrupsionit, vazhdimi pa ndërprerje i angazhimit tonë për të denoncuar aferën e djegësve dhe vendosjen e përgjegjësve kryesorë para drejtësisë”, tha Meta.

I pyetur në lidhje me procesin zgjedhor për kryetar Partie në PD, Meta e anashkaloi duke thënë se kishte një takim me liderin e PD-së (Sali Berisha), duke lënë të kuptohet se nuk i intereson. “Ishte një takim shumë i frytshëm me liderin e PD-së edhe uroj dhe besoj se të gjithë demokratët opozitarët të jenë atje ku duhet në vijën e para të ballafaqimit me këtë regjim”, tha Meta.

Koalicioni i “non gratave”

Nëse e vini re, Berisha dhe Meta bëhen bashkë sa herë kanë probleme me drejtësinë. Ndryshe koalicioni që ata kanë krijuar mund të quhet koalicioni i “non gratave”. Berisha-Meta janë bashkë kryesisht në luftën kundër SHBA-ve, ku janë të koordinuar dhe me një strategji të qartë sulmi. Duke e ditur të dy që janë ‘non grata’ në SHBA, e filluan sulmin ndaj partnerit tonë më të madh që herët, para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Luftë kjo që u intensifikua pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” nga SHBA. Nga ana tjetër, Ilir Meta e ka nuhatur se do të hyjë në “listën e zezë” të SHBA njësoj si Sali Berisha.

Ai e di që në letrat që ka DASH dhe Britania, aleati që SHBA thotë se zoti Berisha ka kryer korrupsion dhe ka ndaluar drejtësinë të bëjë punën e saj, është emri Ilir Meta. Pikërisht kjo frikë që kanë të dy, i ka tërbuar dhe nuk ndalojnë së kundërvëni ndaj SHBA-ve. Kjo tregon se diçka shumë e fortë mban lidhur Ilir Metën tek Sali Berisha, pasi raportet mes tyre janë një histori që karakterizohet nga urrejtja deri tentativë për eliminim fizik të tjetrit, akuzat e llahtarshme, arrestime dhe shantazhe, por edhe nga flirte, aleanca, pazare, bashkëqeverisje, përbetime për dobësi të veçantë ndaj njëri-tjetrit, protesta të përbashkëta, bashkim kundër Lulzim Bashës, SHBA-ve, reformës në drejtësi dhe natyrisht kundër Edi Ramës.

Për shqiptarët janë shfaqur vetëm akuzat e forta mes tyre, por pazaret dhe shantazhet e fshehta ende nuk kanë dalë në “sipërfaqe”. Vetëm SPAK po i nxjerr nga zona e rehatisë që kishin vite që mbretëronin të qetë. /Nga Elmas Bogdani