Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku skela e një pallati ku riparohet fasada është shembur, për pasojë kanë humbur jetën dy punonjës dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:00, në rrugën “Faik Konica”.
Të plagosurit kanë marrë plagë të rënda në kokë dhe trup dhe janë dërguar në spitalin e Trumës. Mësohet se njëri prej tyre do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Mirëpo hienat e Lanës së PD, Gent Strazimiri dhe Bardh Spahia kanë shkuar te Spitali Ushtarak thjeshtë nga paftyrësia që i karakterizon, për të bërë show me dhimbjen e qytetarve që kanë humbur të dashurit e tyre në moshë të re në një aksident në punë. Ky është kulmi i hipokrizisë dhe poshtërsisë njerzore, sepse ka tjera struktura shtetrore që merren me rastin dhe familjarët nuk kanë nge të durojnë talljen që u trasmetojnë këto palaço gjoja të pikëlluar për fatkeqësinë e atyre njerzve. Për të mos harruar, se partia e vrasësve të Bulevardit që ekzekutuan njerëz për karrigen e saj, duhet të jap llogari dhe jo të marri guximin të tallet me fatkeqësitë e popullit. /Ekskluzive.al