osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Hidhen në “erë” të gjitha planet e Sali Berishës për të bllokuar zgjedhjet në PD, dështon skema e fundit me “ushtarin” Gazment Bardhi, ja pse vendimi i tij për të mbledhur Këshillin Kombëtar është nul

Hidhen në “erë” të gjitha planet e Sali Berishës për të bllokuar zgjedhjet në PD, dështon skema e fundit me “ushtarin” Gazment Bardhi, ja pse vendimi i tij për të mbledhur Këshillin Kombëtar është nul

Përpjekja e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD zyrtare, Gazment Bardhi për të bllokuar rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD së vulës, edhe nga ana ligjore, përveçse politike, është akt i pavlefshëm.

Madje, kjo përforcohet nga të dy statutet e PD, edhe ajo e 13 qershorit 2021 kur Basha u konfirmua për herë të tretë në krye të partisë më të madhe opozitare pas dështimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 (PD ishte ende e bashkuar) si dhe në statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, e miratuar nga mbështetësit e liderit “de facto” të PD, Sali Berisha, që në atë kohë po organizonin lëvizjen për shkarkimin e Bashës.

Gazment Bardhi ka planifikuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD zyrtare ditën e enjte për të votuar anulimin e zgjedhjeve për kryetar të fraksionit të PD zyrtare, të miratuara nga Kryesia e saj për datën 29 korrik. Por, në asnjë pikë të të dy statuteve (i Bashës ende në fuqi, i Berishës i shfuqizuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës në 3 mars 2023) nuk i legjitimohet Sekretarit të Përgjithshëm e drejta e thirrjes në mënyrë të pavarur të Këshillit Kombëtar për zgjedhje, bllokimin e zgjedhjeve për kryetar apo për procese të tjera.

Vetëm në rastin kur s’ka autorizim nga ish-kryetari i dorëhequr, Sekretari i Përgjithshëm mund të mbledhë sipas statutit Këshillin Kombëtar për të komanduar njërin prej nënkryetarëve si kryetar të përkohshëm. Në çdo rast tjetër, të drejtën e thirrjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar e kanë Kryetari i Partisë, Kryesia dhe jo më pak ¼ e anëtarëve të saj. Në këtë situatë, Bardhi nëse mund ta mblidhte Këshillin Kombëtar, duhet që ta mblidhte vetëm për të komanduar si kryetar njërin nga nënkryetarët aktual.

Por, edhe në këtë rast, ai nuk e ushtron dot këtë kompetencë, pasi Kryesia e PD zyrtare është organi më i lartë dhe në funksion, pasi nuk ka kryetar. Ajo ka vendosur mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar për 4 vitet e ardhshme. Ndaj i takon asaj të mbledhë Këshillin Kombëtar, jo Sekretarit të Përgjithshëm. Po ashtu, statuti i palegjitimuar i Berishës lejon Sekretarin e Përgjithshëm të propozojë vetëm mbledhjen e Kryesisë, jo të Këshillit Kombëtar, dhe të ushtrojë direkt kompetencat e kryetarit në momentin kur ai mungon në rast dorëheqjeje dhe shkarkimi. Por, në këtë rast, “Foltorja” e ka kryetarin e saj.

Prandaj, në çdo skenar hipotetik, përpjekjet e Gazment Bardhit për të bllokuar, anuluar zgjedhjet për kryetar të ri janë antistatutore. Duke parë afrimitetin e tij me Berishën dhe “Foltoren” pas 14 majit, plani i krahut radikal demokrat të përfaqësuar nga ish-kryeministri për të marrë në dorë edhe pjesën e mbetur të PD, ka dështuar.

Sekretari ligjor Sefa: Bardhi s’ka të drejtë të thërrasë Këshillin Kombëtar

Sekretari Për Çështjet Ligjore në PD zyrtare, Indrit Sefa, i cili para 1 javë ka marrë nga Kryesia e PD së vulës kompetencën e administrimit të vulës së Partisë, sulmoi Sekretarin e Përgjithshëm të PD zyrtare, Gazment Bardhi. Ai shpjegoi në “Euronews” dje se Bardhi, nëse do respektojë funksionin partiak që ka në PD e vulës, s’ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Kjo kompetencë i takon kryetarit të partisë. Sipas statutit, ¼ e anëtarëve të Këshillit Kombëtar duhet t’i dërgojë kërkesë për mbledhje Kryesisë, e cila në fund vendos po ose jo. “Me çfarë kompetence e ka thirrur zoti Bardhi?

Lexoni statutin dhe më thoni në cilën dispozitë thuhet se Sekretari i Përgjithshëm ka të drejtë të mbledhë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Sekretari nuk e mbledh Këshillin Kombëtar. Për t’u mbledhur Këshilli Kombëtar duhet që ¼ e anëtarëve t’i dërgojë kërkesë Kryesisë për t’u mbledhur Këshilli Kombëtar. Kryesia shqyrton kërkesën, shikon nëse janë anëtarë të Këshillit dhe nëse janë të tillë, miraton datën për mbledhjen e Këshillit Kombëtar”, deklaroi Sefa.

Statuti i PD së bashkuar, miratuar në 13 qershor 2021, ja ç’thotë neni 47

1. Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin e partisë, si dhe për funksionimin e përditshëm të saj. Ai organizon dhe ndjek zbatimin e akteve të nxjerra nga organet qendrore të partisë në degët e PDSH-së. 2. Sekretari i Përgjithshëm në ushtrimin e kompetencave të tij ndihmohet nga Sekretarët Funksionalë, që emërohen nga Këshilli Kombëtar dhe mbulojnë fushat e veprimtarisë që përcaktohen me udhëzim të Kryetarit të PDSH-së.

Neni 46, pika 4

Kryetari i Partisë gjatë veprimtarisë së tij të përditshme i cakton detyra dhe fusha të caktuara përgjegjësie Nënkryetarëve të Partisë. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri.

Neni 44, pika 5, fjalia e dytë

Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e thërret Kryetari i Partisë ose Kryesia e Partisë. Këshilli Kombëtar mund të mblidhet edhe nëse e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të tij. Në këtë rast, Kryetari thërret mbledhjen jo më vonë se dy javë nga data e depozitimit të kërkesës.

Neni 44, pika 7

Të drejtën për t’i propozuar vendime Këshillit Kombëtar e kanë Kryetari i Partisë ose Kryesia e Partisë. Jo më pak se 15 për qind e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që jo më vonë se 24 orë përpara mbledhjes së tij, të propozojnë kandidatë alternativ për çdo funksion politik që zgjidhet nga ky organ. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë.

Statuti i “Foltores” i 11 dhjetorit 2021, pika 2 e nenit 46

Kryetari i Partisë ndihmohet nga dy Nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm. Kryetari i Partisë, në varësi të problematikave apo çështjeve specifike, mund të ngrejë struktura ndihmëse apo të caktojë koordinatorë që merren me shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre, të cilët në asnjë rast nuk mund t’u mbivendosen organeve të Partisë sipas këtij Statuti.

Neni 46, pika 5

Në rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit, funksionet e Kryetarit ushtrohen nga Sekretari i Përgjithshëm, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Neni 48, pika 2

Të drejtën për të kërkuar thirrjen e mbledhjes dhe për të propozuar vendime Kryesisë së Partisë e kanë Kryetari i Partisë, Sekretari i Përgjithshëm ose 1/5 e anëtarëve të Kryesisë. Vendimet në Kryesi merren me shumicë të thjeshtë të votave në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të Kryesisë. Në rast se nuk sigurohet kuorumi i nevojshëm, atëherë mbledhja vijuese e saj për të njëjtin rend dite, shtyhet për një ditë tjetër për të njëjtin rend dite.

Neni 50, Sekretari i Përgjithshëm dhe Sekretariati

1. Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin e partisë, si dhe për funksionimin e përditshëm të saj. 2. Ai organizon dhe ndjek zbatimin e akteve të nxjerra nga organet qendrore të partisë në degët e PDSH. Ai ndihmohet në punën e tij nga Sekretariati i cili përbëhet nga sekretarët funksionalë të cilët propozohen nga Kryetari i Partisë me miratimin e Kryesisë, sipas fushave të veprimtarisë që vlerësohen të nevojshme. Detyrat dhe përgjegjësitë e detajuara të Sekretarëve funksionale përcaktohen në Rregulloren e PDSH. 3. Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet çdo katër vjet. /Dario Velaj