osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hetuesi i diktaturës deputet i PD-së, ngushëllon viktimën e tij! Edhe pas 30 vitesh “Vdekja e kalit” nuk është vjetruar me mesazhin që përcjell!

Hetuesi i diktaturës deputet i PD-së, ngushëllon viktimën e tij! Edhe pas 30 vitesh “Vdekja e kalit” nuk është vjetruar me mesazhin që përcjell!

“Vdekja e kalit” filmi i parë pa censurë komuniste, “Ne dhe Lenini”, “Koncert në vitin 1936”, “Gjurmë në kaltërsi”, etj, janë disa nga prodhimet kinematografike shqiptare që mbajnë emrin e regjisorit të njohur Saimir Kumbaro.

Regjisori e nisi punën në Kinostudio në 1970, ku me aktivitetin e tij më pas u bë një nga emrat e vlerësuar të kinemasë shqiptare. Me filma të suksesshëm, që kanë marrë vlerësimin brenda dhe jashtë vendit. Ditët e vjeshtës për regjisorin e njohur Saimir Kumbaro kalojnë me takime me miqtë dhe kolegët, kafja e mëngjesit në një lokal afër shtëpisë. Tregon se filmi është art kolektiv, por shpreh keqardhjen që ka pak mbështetje financiare nga shteti.

Saimir Kumbaro, që ka në aktivitetin e tij 13 filma me metrazh të gjatë artistikë dhe mbi 100 dokumentarë thotë se duhet më shumë investim për kinemanë. Në intervistën për gazetën “SOT” regjisori Kumbaro tregon dhe për filmin “Vdekja e kalit”, i cili në ditët e shtatorit u shfaq premierë i restauruar. Ai thotë se edhe pse kanë kaluar 3 dekada filmi nuk është vjetruar me mesazhet e tij.

“Vdekja e Kalit” drama e parë filmike pas rënies së diktaturës u rishfaq 30 vite pas, tashmë i restauruar, me cilësi të re të figurës, por edhe zërit nga Arkivi i Filmit. Filmi nga Saimir Kumbaro dhe skenar nga Nexhati Tafa është realizuar më 1992. Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri janë ndër aktorët të cilët interpretojnë në mënyrë të shkëlqyer. Në filmat që mbajnë emrin e regjisorit të njohur Saimir Kumbaro përmendim dhe “Të burgosurit e galerisë” (1994), “Historiani dhe kameleoni”, (1989), “Rrethimi i vogël” (1986), “Tre njerëz me guna” (1985), “Nxënësit e klasës sime” (1984), “Gracka” (1983), “Gëzhoja e vjetër” (1980), “Ilegalët” (1976), “Rrugicat që kërkonin diell” (1975), etj.

-Disa javë më parë u shfaq premiera e filmit të restauruar “Vdekja e kalit”, që vazhdon me vlerësimin e kritikës dhe publikut. Si regjisor, sa ka rëndësi restaurimi i tij dhe xhirimi vite më parë?

Filmi “Vdekja e kalit” është xhiruar gati 30 vite në parë. U xhirua me Kodak dhe u stampos me orvo. Orvo është një lloj pelikule, që nuk shkon fare me kodak, prandaj filmi mori një frusho. Iris Elezi që ishte drejtoreshë në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit e mori seriozisht, dhe e futi në listën e filmave që do të restauroheshin. Si regjisor mu bë qejfi, që këtë film po e restauronin, sepse është një film klasik që i mbetet arkivit, si kemi qenë në vitin 1991-‘92 kur është xhiruar. Çdo krijuesi i vjen mirë kur vepra merret në konsideratë. Premiera e filmit u realizua në kompleksin e pishinave te parku. Sigurisht që salla ishte plot me publik, por shfaqja e filmit la për të dëshiruar.

-Pse?

Kjo për dy arsye. E para, që nuk ishte sallë kinemaje, por sallë volejbolli ose basketbolli. Filmi është për kinema, jo për sallë basketbolli apo volejbolli. E dyta, ekrani linte shumë për të dëshiruar. Ishte një ekran i improvizuar 4 me 3. Por salla u mbush plot me publik dhe kishte interes.

-“Vdekja e kalit” në 1992 filmi i parë pa censurë komuniste. Sot pas 3 dekadash, çfarë mund të na thoni për atë që përcjell filmi?

Filmi nuk është vjetruar me mesazhin që i përcjell publikut, sepse në vendin tonë këto 30 vite ndodhën çudira. Fituan njerëzit që kthyen xhaketat mbrapsht. Nga të kuqe, i veshin me astarët që janë blu. Sot ke dhe në parlament, dhe kudo janë po ata që kanë qenë. Por nuk kanë bërë dëme, nuk kanë vr arë njerëz. Në 2021 është po e njëjta histori, vazhdojnë të jenë në pushtet ata që ndërruan xhaketat. Kjo mua nuk më prish punë se unë nuk merrem më me filma. Kinemanë tek ne e shohin sa kemi fondin vjetor. 1 milion euro në vit për prodhimin kinematografik, kur Kosova e ka 3 milionë euro.

-Emrin tuaj si regjisor e mbajnë filma, që kanë mbetur në kujtesën e publikut dhe i ndjek dhe sot sa herë jepen. Nëse kthemi pas në vite, si e shikoni aktivitetin tuaj me filmin?

Kam nisur punë në vitin 1970 me filmin. Por filmi i parë ka qenë me Rikard Ljarjen “Rrugicat që kërkonin diell” në 1975, i dyti “Ilegalët” në 1976 dhe filmi i tretë “Koncert në vitin ’36” në 1978, që janë filma që i përkasin periudhës para ’90.

Sigurisht çdo film ka pasur telashet e veta dhe censura ishte e jashtëzakonshme. Nga 1970 deri në ‘74 kam qenë asistent regjisor dhe roli i asistentit është shumë i rëndësishëm. Kam vazhduar në aktivitetin me filma të ndryshëm dhe ndonjë dokumentar. Në vitin 1986 bëra filmin “Rrethimi i vogël”, ku mori çmimin e parë në festival. Një film temë e ditës me skenar të Ruzhdi Pulahës. Ndërsa për filmin “Vdekja e kalit” bëri xhirime të premierës në 1992 edhe regjisori hungarez Gabor Pinter, që tregon se sa interes kishte në atë kohë për filmin shqiptar.

Aq më tepër që “Vdekja e kalit” ishte filmi i parë pa censurë komuniste, që kam bërë çfarë kam dashur. Filmin e kam xhiruar pa para dhe aktorët kanë ardhur gratis, vetëm me rrogat. Këtu kam përdorur për herë të parë rolin e drejtorit të fotografisë, në një film artistik me metrazh të gjatë. Me këtë film kam marrë dhe çmimin e parë si regji, në festivalin e filmit.

-Një numër i madh filmash dokumentarë janë realizuar nga ju. Si ka qenë kjo pjesë e aktivitetit tuaj?

Kam bërë mbi 80 dokumentarë vetëm me IREX. Një shoqatë amerikane, që donte të evidentonte gjërat e mira që ne kemi si popull. Ishte viti 2000 që unë nisa punën me filmat dokumentarë. Kisha bërë një film për Kosovën, e pëlqyen dhe më thanë për filma të tjerë. Shelly Markov ishte drejtues dhe izraelit me origjinë, një njeri shumë i mirë dhe unë e mora seriozisht këtë punë. Punova me Spartak Papadhimitrin dhe Roland Gjozën. Me këtë projekt jam marrë nga 2000 deri në 2005.

-Filmi “Ne dhe Lenini” në 2007 është i fundit nga ju me metrazh të gjatë artistik. Çfarë ju ngacmoi rreth këtij filmi?

Për këtë projekt bashkëpunova me Ruzhdi Pulahën, i cili kishte shkruar një dramë në teatër “Streha e të harruarve”. Kjo mua më ngacmoi për një skenar filmi dhe të aplikonim në QKK. Më doli vetëm një problem i vogël, kisha shumë aktorë. Zakonisht filmi duhet të ketë 2 aktorë kryesorë, unë kisha më tepër. Më vjen aktori Lazër Filipi, që më pyet atë kohë nëse kisha rol për të.

I them që i kam ndarë rolet, por ai kishte një kasetë, filmim nga televizioni që ishte “Orët e Kremlinit” ku ishte me rolin e Leninit. E pashë dhe vendosa që një nga rolet kryesore do t’ia jepja këtij aktori, që do të sillte Leninin. Një film që është përkthyer dhe jashtë dhe është pëlqyer, e kam shfaqur në Francë dhe në Toronto, Kanada. Më thanë bëj dhe serinë e dytë, por kjo kërkonte buxhet. Me këtë projekt e kam mbyllur karrierën, me filmin artistik. Në Shqipëri shteti nuk e ka në konsideratë filmin, buxheti është i paktë. Filmi është art kolektiv. Më vjen keq dhe të rinjtë që punojnë me të tilla buxhete, sepse ndikon në punën me filmin.

-Ju më herët jeni shprehur dhe me kritika ndaj Qendrës Kombëtare të Kinematografisë…

Kur paraqita dikur projekt më gjykuan disa njerëz në bordin e QKK, që ishin larg filmit. Madje vazhdon kjo alogjikë, që bordi ka 3 anëtarë të huaj dhe 2 vendas. Kjo është absurde. E para duhet të njohin terrenin shqiptar, por ata nuk e dinë. Në fillim mendoja se do të vijnë specialistë njerëz që e njohin mirë gjuhën e filmit, por nuk ndodhi kështu. Tani jam 76 vjeç dhe e kam mbyllur karrierën me filmin artistik me metrazh të gjatë. QKK të jep vetëm 60 për qind të buxhetit të një filmi. Nga brezi i vjetër kanë mbetur Kristaq Dhamo, Dhimitër Anagnosti, Piro Milkani, që nuk janë më të zot të bëjnë filma. Më pas vjen brezi i dytë, unë, Esat Musliu, Besnik Bisha që janë për të bërë filma.

-Ju keni punuar në filmat tuaj me aktorë të mëdhenj të kinematografisë shqiptare si Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Mirush Kabashi, etj. Si i shikoni aktorët e rinj?

Më pëlqejnë aktorët e rinj. Njohin interpretimin para kameras. Tjetër gjë është në teatër, ndryshe është filmi. Filmi ti sjell të gjitha afër, i dëgjon dhe sheh. Ne kemi disa salla kinemaje në Tiranë, që janë hapur në qendra tregtare, kemi në Millennium, etj, ku mund të shfaqet filmi.

-Nëse do të kishit mundësi të bënit një film, tema që do trajtoje?

Ne kemi plot tema të ditës për filma. Mjafton të shohësh shtypin e shkruar, ka aq shumë ngjarje që mund të bëhen filma. Mos të mbetemi vetëm tek droga. Vërtetë është problem, por ne nuk na nderon. Ne duhet të bëjmë një politikë më dashamirëse për publikun, sepse filmi është transmetues idesh. Është një lloj ambasadori. Shteti duhet të bëjmë më shumë për kinemanë shqiptare. Duhet t’ia shtojë buxhetin Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për filmat, sepse është i vogël. Por dhe konkurrenca është e jashtëzakonshme. Dikur ka qenë që çdo film duhet të shihej nga juria e QKK për ta vlerësuar nëse është i shfaqshëm apo jo. Por kjo nuk bëhet më.

-Në aktivitetin tuaj deri në 2019 sa filma keni realizuar artistikë dhe numri i filma dokumentarë?

Filma artistikë janë 13, ndërsa filma dokumentarë janë mbi 100, që i kanë mbetur fondit të arkivit të filmit./Sot.com.al/