Prokuroria e Posaçme (SPAK) kjo struktur intrigash që i mashtroi shqiptarë si drejtësia e re vazhdon përpjekjet në grup për të shmangur hetimmin e 21 Janarit.
Ata megjithse kanë patur një kallzim penal të cilën e mohuan dhe e pohuan me detyrim pas kërcënimit të gjyqtarit Binaj, thanë sot se do presin vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lartë për të regjistruar kallëzimin e Rajmonda Nikës e cila kërkon që ish kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi të hetohen si organizatorë të “21 janarit”.
Së bashku me verdiktin SPAK pret të administrojë edhe fashikullin e rekursit që u shqyrtua në Gjykatën e Lartë përfshi vendimet e dy gjykatave që kishin konsideruar se çështja duhej hetuar nga prokuroria e Tiranës.
Mbas këtij momenti, ku do të kuptohen detyrat që kanë lënë gjyqtarët e lartë për prokurorët e posaçëm, do të vendoset nëse do të tërhiqet i gjithë fashikulli nën hetim pranë prokurorisë së kryeqytetit apo si fillim do të regjistrohet procedim vetëm ndaj ish funksionarëve që për shkak të cilësive të tyre janë subjekt i SPAK dhe më.
Rajmonda Nika bashkëshortja e Aleks Nikës trokiti gati një vit më parë në SPAK duke kërkuar angazhimin e prokurorëve të posaçëm në një kohë që prej 13 vitesh vijojnë të pazbardhur dy vrasje, ajo e Nikës dhe e Hekuran Dedës.
Për 21 janarin drejtësia ka shpallur fajtor Ndrea Prendin dhe Agim Llupon si autorë të vrasjes së Ziver Veizit dhe Faik Myrtaj. Nga ana tjetër Strasburgu ka urdhëruar gjithashtu hetime të gjithanshme të “21 janarit”.