I pranishëm në ceremoninë e 76 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, deputeti i PS Damian Gjiknuri, pasi vlerësoi 29 nëntorin si ditën e sakrificave të mëdha të popullit shqiptar për liri, reagoi edhe për prononcimin e presidentit Ilir Meta një ditë më parë nga Vlora, i cili tha se ngritja e komisionit hetimor per raportin e ‘Dik Marty’ është tradhti kombëtare.
Nga varrezat e dëshnorëve në Vlorë, Gjiknuri u shpreh se ajo që ka qenë antikombëtare janë akuzat qe ka ngritur ‘Dick Marty’ për sakriciat e popullit të Kosovës, ndërsa shtoi se sipas tij Meta flet si dikush që synon të bëhet kryetar opozite.
“Besoj se po ka gjë anti kombëtarë është akuza që ka ngritur Dik Marty për sakrificat e popullit shqiptar të Kosovës, mendoj qe ata qe jane te paster dhe s’kanë gjë të fshehin nuk kanë pse të shqetësohen për çfarë do të bëjë komisioni hetimor.
Kështu që deklaratat e Metës duhen marrë në kontekstin politik. Ka kohë që presidenti Meta nuk flet me si president por si dikush që synon të bëhet kryetar i opozitës”, th Gjinkuri.
Meta dje nga Vlora tha se Komisioni për ‘Dick Marty’ nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës, duke shtuar se aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia.
Me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim, Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, që implikonte UÇK-në, pas një kërkese të bërë nga një grup deputetësh të PS.