osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hetimi i emrave të ngelur në veting: Zaganjori, Dedja, Gashi dhe 66 emra të tjerë rrezikojnë sekuestrime pasurie! Ja si preken nga ligji antimafia

Hetimi i emrave të ngelur në veting: Zaganjori, Dedja, Gashi dhe 66 emra të tjerë rrezikojnë sekuestrime pasurie! Ja si preken nga ligji antimafia

Gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vetingu rrezikojnë t’iu konfiskohen pasuritë. Përveç hetimeve që pritet të nisin për ta sepse gjatë procesit të vetingut iu konstatuan një sërë problemesh me pasurinë, por jo vetëm, 69 emrave të rrëzuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit iu rrezikohet edhe pasuria. Gjermania ka kërkuar që Shqipëria të hetojë dhe ndëshkojë gjyqtarët e prokurorët që u provuan që ishin të korruptuar me qëllim që të hapen negociatat.

Por telashet shtohen për të ngelurit në veting sepse rrezikojnë t’iu sekuestrohet pasuria nëse hetohen apo dënohen. Sinjalet janë dhënë nga rasti i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Miri. I dënuar me 2 vjet e gjysmë burg për korrupsion, për Mirin Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë një kërkesë për sekuestrim pasurie. Në kërkesën për konfiskimin e pasurisë thuhet se, duke qenë se Shkëlqim Miri është person i dënuar për korrupsion, ai është subjekt i ligjit nr.10192 datë 2 dhjetor 2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” që ndryshe njihet si ligji antimafia. Prokurori i çështjes Klodjan Braho ka konkluduar se Miri ka pasuri të pajustifikuara, konkretisht vlerat monetare që i janë gjetur në banesë gjatë kontrollit të ushtruar në nëntor të vitit 2017. “Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij ka rezultuar se janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 174.819 euro, 1000 USD dhe shuma prej 10.149.000 lekë”, citohet në kërkesën për konfiskim.

Njësoj si Shkëlqim Miri, edhe të gjithë të shkarkuarit e tjerë nga vetingu janë subjekt i ligjit antimafia. Me ndryshimet e bëra me reformën në drejtësi, në këtë ligj përcaktohet që ata që hetohen për afera të korrupsionit, duhet t’i nënshtrohen edhe një hetimi pasuror. “Prokurori ndërmerr, edhe nëpërmjet policisë gjyqësore, hetimet e nevojshme ndaj personave të përmendur në nenin 3, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, për mjetet financiare, pasuritë, veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale, nivelin ekonomik dhe burimet e të ardhurave të tyre, si dhe pyetjen e personave që kanë dijeni mbi faktet objekt i këtij ligji dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme. Kur lind nevoja për ndihmë juridike ndërkombëtare, zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe dispozitat përkatëse procedurale”, thuhet në ligjin antimafia. Nga ky përcaktim ligjor preken të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë ngelur në veting për shkak të problemeve me pasurinë. Si emra konkretë mund të përmendim ato të ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja apo të ish-prokurores Rovena Gashi. Të treve këtyre u janë gjetur nga komisionerët e vetingut pasuri të pajustifikuara, njësoj si Shkëlqim Mirit. Emra të tjerë që rrezikojnë t’iu sekuestrohet pasuria janë Altina Xhoxhaj, Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari Artan Broci, Izet Kadanën, Fatmir Lushin, Çlirim Shahinin, Edison Ademin, Alketa Nushi, Hysni Demiraj, Fehmi Petku, etj.. Si këta ka edhe shumë gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar për shkak të pasurive marramendëse që zotëronin, por që nuk i justifikonin dot. Në momentin më të parë që për ta do të ketë hetime të mëtejshme siç kërkojnë edhe ndërkombëtarët, pasuria e tyre rrezikohet nga sekuestrimi sepse nga procesi i vetingut është provuar që nuk e justifikojnë dot. /Mimoza Ibra/ Sot