Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar shtyrjen e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke deklaruar se ky proces po tentohet të mbahet i hapur. Sa i takon drejtësisë së re, ai deklaroi se do të jetë shumë i monitoruar dhe askush nuk do të ketë guxim të bëjë qoftë edhe një lëvizje për të falur dikë, sa i takon politikanëve dhe pushtetarëve të lartë.
“Ka një tentativë për ta mbajtur të hapur procesin ndaj Tahirit. Do të bëhet drejtësi. Askush nuk do ta ketë të lehtë të bëjë qoftë edhe një lëvizje për të falur dikë”, ka shtuar ish-kreu i SHISH.