osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hetimet ndaj sterilizimit i dyshimtë dhe tendencioz! Peng i mos marrjes në pyetje të gjithë ish kupolës së shëndetësisë së “përlyer” në aferë që kur drejtohej nga PD dhe LSI

Hetimet ndaj sterilizimit i dyshimtë dhe tendencioz! Peng i mos marrjes në pyetje të gjithë ish kupolës së shëndetësisë së “përlyer” në aferë që kur drejtohej nga PD dhe LSI

A ekziston ndonjë rregull i pashkruar që përfaqësuesit e forcave politike PD dhe LSI që aq shumë janë ngjirur këto vite së denoncuari në SPAK dhe në media çështjen e sterilizimit, nuk mund të kenë njëkohësisht edhe statusin e denoncuesit dhe atë të personit përgjegjës?

Hetimi ndaj ish Minsitrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, është në qendër të vemendjes së opinionit publik, për shkak të ndjeshmërisë që fitoi çështja nga arrestimet e disa zyratëve të lart që ishin marr me çështjen e koncesionit të sterilizmit.

U bë rreth gjashtë muaj që SPAK ka ekzekutuar vendimin e datës 23.06.2023 të Gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme z. Erjon Bani për masat e sigurisë së dhëna ndaj tetë personave ende nën hetim për çështjen e sterilizimit dhe rreth tre muaj që SPAK ka ekzekutuar vendimin tjetër të datës 16.11.2023 për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ish Ministrit z. Ilir Beqaj.

Së fundmi, kemi parë që të hyjnë në ambientet e SPAK (ndoshta për çështjen e sterilizimit) edhe ish Ministria znj. Ogerta Manastirliu dhe kreu aktual i KPP z. Joanid Myzyri. Ndërkohë që ish Ministri i Financave z. Shkëlqim Cani është thirrur për herë të fundit në gusht të vitit 2023. z. Ilir Beqaj paraqitet çdo të premte në orarin e caktuar për të konfirmuar faktin që ai mbetet në dispozicion të procesit hetimor.

Së fundmi në SPAK është dërguar një praktikë tejet voluminoze e dosjeve të auditimit që KLSH ka ushtruar ndër vite në disa institucione që lidhen me çështjen e sterilizimit dhe për shqyrtimin e këtyre dosjeve Gjyqtari Erjon Bani nuk i dha Prokurorëve të çështjes më shumë se një muaj e gjysmë kohë.

E gjithë fabula e çështjes së sterilizimit rrethohet rreth dyshimit që Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që kishte dy vjet e ca pa vënë në punë një qendër moderne sterilizimi të trashëguar nga zbatimi i fazës së parë të masterplanit të modernizimit të QSUT, vendosë që ta japë me PPP këtë shërbim duke i shtuar atij dhe disa komponentë të tjerë si blerja e seteve kirurgjikale, blerja e veshjeve njëpërdorimshe, etj., dhe pikërisht një bashkimi operatorësh pjesë e të cilëve ishte dhe z. Ilir Rapaj që përkon të kishte qenë në një brez si student mjekësie me kryetarin e komisionit të dhënies me koncesion dhe njëkohësisht Zv. Ministrin z. Klodjan Rrjepaj.

Ndërkohë, që Gjyqtari Erjon Bani në dy vendimet e tij është përpjekur të orientojë sa më shumë hetimet e SPAK kundrejt marrjes nën përgjegjësi dhe ngritjen e akuzës ndaj dy ish Ministrave z. Ilir Beqaj dhe z. Shkëlqim Cani, si dhe ndaj anëtarëve të KPP që legjitimuan vendimin e komisionit të dhënies me koncesion, askush nuk është kujtuar që të hetojë në lidhje me një pikëpyetje shumë të thjeshtë: përse qendra moderne e sterilizimit, për një periudhë gati dy vjet e ca, u mbajt e mbyllur dhe nuk u vu në punë nga asnjëri prej drejtuesve të atëhershëm të QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë që i përkisnin Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim?

A duhet të mbyllen hetimet disavjeçare të SPAK pa sqaruar edhe këtë pikëpyetje? Kujt i shërbente mosvënia në pune e qendrës së sterilizimit në QSUT, ndërkohë që njerëzit për të shmangur infeksionin në sallat operatore të spitaleve publike detyroheshin të shkonin dhe të paguanin nëpër spitalet private minimalisht rreth 2000 euro për operacione normale që më pas filluan të bëheshin falas nëpër spitalet publike. Numri aktual i operacioneve ka arritur në rreth 65 mijë nga rreth 50 mijë në vit që ka qenë në vitin 2013.

Çfarë arsyesh mund të ketë SPAK që nuk denjon që të marrë në pyetje (qoftë dhe vetëm si persona që kanë dijeni) ish drejtuesit e QSUT, znj. Gjeorgjina Kuli, z. Saimir Ivziku, z. Edmon Rrushi dhe z. Helidon Bushati, apo dhe ish Ministrat e Shëndetësisë z. Petrit Vasili, z. Vangjel Tavo dhe z. Halim Kosova?

Apo ekziston një rregull i pashkruar që përfaqësuesit e forcave politike PD dhe LSI që aq shumë janë ngjirur këto vite së denoncuari në SPAK dhe në media çështjen e sterilizimit, nuk mund të kenë njëkohësisht edhe statusin e denoncuesit dhe atë të personit përgjegjës?

Vetëm hetimet e plota dhe të gjithanshme penale të SPAK, mund të justifikojnë një periudhë kaq të gjatë hetimore prej katër vitesh të këtij institucioni në lidhje me çështjen e sterilizimit, e cila për më tepër ka qenë e hetuar dhe e pushuar më parë nga organi i Prokurorisë. Në të kundërt është e pritshme që selektiviteti në hetime të sjellë si pasojë selektivitetin edhe në përgjegjësi./Tema/