osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hetimet kundër Berishës! Deputeti gjerman në Tiranë: Jam me SPAK-un, mos e sulmoni!

Hetimet kundër Berishës! Deputeti gjerman në Tiranë: Jam me SPAK-un, mos e sulmoni!

Gunther Krichbaum, zëdhënës i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane ndodhet në Tiranë, ku mori në mbrojtje SPAK-un pas sulmeve të fundit nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndaj të cilit gjykata vendosi dy masa në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Sali Berisha pretendon se nuk e njeh procesin dhe se nuk do të paraqitet në gjyq sepse është me imunitet, por zyrtari gjerman kishte një përgjigje për këtë.

“Reformat nuk bëhen në dobi të Berlinit apo Parisit, por vetë vendit që të përfitojnë nga frytet e anëtarësimit në BE një ditë. SPAK-u është e përkushtuar ndaj luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Unë do të mbrohesha kundrejt të gjitha sulmeve që do të dilnin prej klasës politike kundër SPAK-ut. SPAK-u është duke bërë punën e vet në interes të qytetarëve dhe BE. Të gjitha sulmet do i konsideroja të ndaluara. SPAK do të ketë mbështetjen tonë. SPAK ka punonjës me integritet. SPAK nuk është i politizuar.

Këto sulme janë të gabuara dhe absurde. Imuniteti nuk është një privilegj për parlamentar të caktuar, por mbron funksionalitetin e parlamentit. Imuniteti garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo deputetëve përballë ligjit. Mund të pezullohet nga autoritetet kur ka të tilla procedura” tha ai.

Foli edhe për kushtet e Bundestagut për avancimin e Shqipërisë drejt BE-së. “Sikurse e dini ne kemi përcaktuar 15 kushte, deri tani është përmbushur pjesa më e madhe, por ka edhe disa pika të pakta, psh, reforma zgjedhore. Ligji për mediat është një tjetër kusht që duhet të plotësohet. Dhe reforma në administratën” tha ai.

Mes të tjerash zyrtari gjerman tha se nuk do të takonte një person si Berisha, që ka një akuzë të tillë për të, deri sa të shprehet gjykata.

“Më duhet të them se nuk jam takuar vetëm me Lulzim Bashën, por jam takuar dhe me pjesëtarë të tjerë të KE, si me Jorida Tabakun.

Jemi në kontakt me njëri-tjetrin. Edhe me përfaqësues të krahut të Berishës kam pasur takime dhe takohem. Më vjen keq që PD është e ndarë në këtë moment. Është me rëndësi dhe aspekti tjetër, botëkuptimi i qeverisë. Që të kemi një PD të fortë shpresoj.

Sa i përket zotit Berisha, tani është nën akuzë të fuqishme nga ana e SPAK. Fillimisht për secilin të akuzuar, ekziston prezumimi i pafajësisë, deri sa pafajësia të dëshmohet në gjykatë. Akuzat janë të forta.

Këtu bëhet fjalë për procese që përfshijnë prona të caktuara. Amerika e ka shpallur non-grata. Unë të takohem me njerëz të cilët para se unë të takohem me njerëz, do të doja të mos kishim akuze konkrete. Nuk bëhet fjalë për krime kavalieriteti, por për akuza penale. Jam jurist për nga formimi, por parimet e shtetit ligjor janë pjesë e formimit të një partie. Nëse një parti është e gjykimit që do të duhet të kishte një kryetar tjetër.

Nuk kam mundur ta shoh procesin ndaj Berishës. Ai ka përshtypjen se thotë; jam kryetar i partisë. Se kujt i takon partia, do të duhej të bëhej përmes procedurave të rregullta. Partia do të duhet të jetojë procese të rregullta, ndaj PD do të duhej të sqaronte rrethanat. Unë thjesht këshilloj.

Njerëzit në një vend presim që një parti të zgjidh problemet e veta por edhe të njerëzve. Në fund të ditës, qytetarët thonë; nëse një parti nuk zgjidh problemet e veta, nuk mund të zgjidh dhe problemet tona. Uroj për PD çdo të mirë.

Do të ketë mbështetjen e europianëve, ne do të ndërmjetësojmë në këtë pikë. Por mendoj se një nga sfidat më të mëdha, do të duhej të kishte parti të forta. Kjo është sfidë e madhe. Kjo është një procedurë e pavarur e gjyqësorit, ndaj nuk duhet të përfshihet politika.”, tha deputeti.