osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hetime nga Kosova në Vlorë për Alaudin Malajn, Gjin Gjoni largon familjen në Gjermani

Hetime nga Kosova në Vlorë për Alaudin Malajn, Gjin Gjoni largon familjen në Gjermani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brukseli i kanë dhënë një goditje tjetër shkallmuese kolonave të korrupsionit që mbajnë ende në këmbë drejtësinë e krimbur shqiptare.

Pas shembjes së Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, rrjeta e Vetingut është hedhur për kapjen e dy peshkaqenëve më të mëdhenj të drejtësisë shqiptare, Alaudin Malajn dhe Gjin Gjonin.

Sipas burimeve, për të mbërthyer gjyqtarin e Apelit, Alaudin Malajn, kanë nisur hetime të thelluara nga Vlora në Kosovë. Për përgatitjen e dosjes së tij janë vënë në lëvizje mbi 30 institucione kombëtare dhe ndërkombëtare. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit jo vetëm po mbikëqyr hetimet, por mësohet se ka marrë pjesë vetë në hetime, duke kryer verifikime të pavarura.

Peshkaqeni tjetër i drejtësisë Gjin Gjoni mësohet se ka nisur përgatitjet për t’u larguar në Gjermani, ashtu si Adriatik Llalla, sapo emri i tij të zgjidhet me short nga komisioni i Vetingut, për t’u hetuar se si i ka bërë pasuritë dhe pse ka liruar trafikantë droge nga burgu, duke u krijuar mundësi të arratisen.

Sipas burimeve, Gjin Gjoni ka larguar paraprakisht familjen në Gjermani, ndërsa është gati për t’i mbathur nga momenti në moment. Ashtu si Llallës, edhe Gjin Gjonit, krahas nisjes së Vetingut, mund t’i hapet ndonjë proces penale për një sërë veprash penale në lidhje me pasurinë.

Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj kanë hyrë si brekëgrisur në drejtësinë shqiptare dhe në pak vite u bënë milionerë. Pasuria e tyre është e frikshme. Një pasuri të tillë nuk e kanë as biznesmenët që janë marrë më biznes për 20 vitesh.

Gjin Gjoni pretendon se ka bërë pasurinë për shkak të gruas së pasur, por kompanitë e gruas së tij rezultojnë me humbje të mëdha. Kjo të krijon dyshimet se gruaja është thjeshtë një alibi e Gjin Gjonit për të pastruar valixhet me para që i ka bërë në drejtësi duke liruar trafikantë dhe kriminelë nga burgu, në këmbim të parave të pista. Edhe Alaudin Malaj duket se ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Ai ka shpikur lloji-lloji alibish për të justifikuar miliona euro pasuri të paluajtshme, para në banke dhe cash.

Për të dy ILDKPKI ka përgatitur nga një doje të rëndë për pastrim parash, falsifikime dokumentesh, mashtrim me pasurinë, deklarime të rreme, mosjustifikim pasurie me para të ligjshme etj. Por që të dy ja kanë hedhur lehtësisht drejtësisë, duke qenë vetë model dhe komandantë të drejtësisë së krimbur shqiptare.

Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj kanë bërë kërdinë në drejtësi sigurisht me lejen të politikës shqiptare. Duke i shërbyer politikës, kjo e fundit u ka dhënë leje që të bëjnë para sa të munden duke përdorur çekiçin e drejtësisë.

Por, asnjërës palë nuk ua ka marrë mendja që do të vijë një ditë që, vetë shqiptarët, të asistuar nga SHBA dhe BE, do të projektojnë fundin e tyre./Pamfleti