osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hetime dhe kallëzime për të tjerë zyrtarë të Ilir Metës: Socialistët paralajmërojnë reprezalje në radhët e LSI

Hetime dhe kallëzime për të tjerë zyrtarë të Ilir Metës: Socialistët paralajmërojnë reprezalje në radhët e LSI

Socialistë t kanë paralajmëruar dje se hetimet e nisura për ish-vartësit e Ylli Manjanit dhe Petrit Vasilit nuk do të jenë të vetmet. Arrestimi i disa prej tyre dhe nisja e verifikimeve për dy ish-ministrat, ka shkaktuar tërmet në radhët e partisë së Ilir Metës. Kjo çështje është bërë dhe objekt diskutimi dje në mbledhjen e grupit të PS. Deputetët kanë folur për këtë çështje, ku nga Rama dhe përfaqësues të tjerë është kërkuar që drejtësia dhe ministritë të mos ndalen nga sulmet e Monika Kryemadhit.

“Nuk duhet të ndikohemi nga asnjë presion. Jemi votuar të bëjmë shtet dhe ne jemi të vendosur për të bërë shtet. Do ketë ndëshkim për këdo që ka kryer afera dhe ka shpërdoruar detyrën”, mësohet të jenë shprehur deputetët e PS. Në mbledhje është kërkuar që të vijohet me auditime dhe denoncime për çdo rast korrupsioni. Kjo do të thotë se auditimi që ju bë Ministrisë së Drejtësisë nuk do të jetë i vetmi. Pritet që dhe ministri të tjera të nxjerrin në dritë fakte për aferat që ka bërë LSI gjatë kohës që ishte në pushtet.

Rama ka treguar për batërdinë që kjo parti bëri me punësimet. Por duket se shkelje ka pasur edhe me tenderat dhe Ministria e Drejtësisë ka qenë epiqendra. Por dje në mbledhje deputetët kanë inkurajuar ministrat që të vijojnë me të njëjtin ritëm dhe të mos stepen nga kërcënimet që ka bërë Kryemadhi dhe përfaqësues të tjerë të LSI. Vetë kryeministri ja u ka bërë të qartë se PS do bëjë shtet dhe kushdo që ka abuzuar me detyrën do përfundojë para drejtësisë.

Afrimi i negociatave

Bashkimi Europian ka vënë kusht shfarosjen e korrupsionit me qëllim hapjen e negociatave. Në qershor do të merret vendimi final dhe kjo ka bërë që si institucionet shtetërore, ashtu dhe prokuroria të vihen në lëvizje. Më të rrezikuarit e momentit janë Ylli Manjani dhe Petrit Vasili. Ata janë duke u verifikuar mbi rolet që kanë pasur në tenderat abuzivë, ndërsa po ashtu prokuroria ka nisur hetimet për tenderin e byzylykëve për të dënuarit. Bëhet fjalë për një prej tenderave më korruptivë dhe që i ka kushtuar shtetit rreth 2 milionë euro. Gazeta ka treguar me fakte se si është abuzuar me rreth 5 tendera.

Por ish-zyrtarët e LSI nuk do të jenë të vetmit, pasi drejt hetimit rrezikojnë të shkojnë dhe përfaqësues të PS. Kohët e fundit kanë shpërthyer skandale të shumta, sidomos ajo e Unazës së Re. Aty janë të përfshirë zyrtarë të PS dhe prokuroria po avancon me hetimet, duke u mbështetur dhe nga amerikanët. Kjo do të thotë se drejtorët, juristët dhe kushdo tjetër që ka qenë i përfshirë në tenderin në fjalë është i rrezikuar.

Pra me pak fjalë, afrimi i SPAK dhe afrimi i vendimit për negociatat pritet të sjellë reprezalje në vend. LSI duket që është shqetësuar ndjeshëm, ndërsa dje grupi parlamentar është rreshtuar krah ministres Gjonaj dhe u ka dhënë një mesazh gjithë ministrave të tjerë që të mos dekurajohen, por të denoncojnë korrupsionin.

Përplasjet PS-LSI

Hetimet që ndodhën në Ministrinë e Drejtësisë sollën përplasje të forta mes PS dhe LSI. Monika Kryemadhi sulmoi drejtpërdrejt ministren Etilda Gjonaj në disa dalje publike, madje dhe nga salla e Parlamentit. Por ministrja ju përgjigj se po sulmohet sepse dërgoi para drejtësisë njerëzit e LSI. Vetë Ilir Meta ju shmang kësaj çështjeje, por sinjalet janë të qarta se sapo ka nisur nja fazë e re përplasjesh PS-LSI dhe këtë herë në sfond është drejtësia./Kliti Topalli