osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës

Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës

Nga Astrit Patozi

Tani që Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin për rrëzimin e kërkesës, që kontestonte zgjedhjet lokale të qershorit 2019, del më e qartë panorama e përgjegjësisë së rëndë politike të atyre, që atëherë udhëhiqnin dhe përfaqësonin opozitën.

Se si për shkak të një marrëzie djallëzore iu dorëzua i gjithë pushteti lokal sovjetëve, ndërkohë që kjo temë nuk para trajtohet, si nga bunkeri “statutor”, ku është mbyllur Lulzim Basha për t’u mbrojtur nga partia e vet, ashtu edhe nga “foltorja” e revolucionit paqësor, që do të rithemelojë pluralizmin në Shqipëri.

Ata, që realisht e morën vendimin e çmendur të bojkotit dhe të tjerët, që u përpoqën të pengonin me çdo mjet në dispozicion mbajtjen e zgjedhjeve, ishin të bindur plotësisht se nuk e fitonin çështjen, ndaj edhe nuk iu drejtuan vetë gjykatës. Sepse, me sa duket, dy humbje për të njëjtin rast bëheshin shumë.

Dhe gjetën Voltanën e shkretë, e cila ka mbetur si një ishull i vogël në mesin e ujërave të pushtetit pa kufinj të “Rilindjes”, ndoshta jo për ndonjë faj të vetin.

Të cilës i ngarkuan në kurriz një peshë të madhe, që nuk i takonte fare ta mbante, sepse nuk ishte fare problemi i saj, por edhe ndonjë arsye të fortë për ta refuzuar nuk është se ka pasur. Tek e fundit, postieri nuk akuzohet asnjëherë për ato që përmbajnë letrat brenda.

Ndaj edhe sot nuk është dita për të kërkuar humbjen e Voltana Ademit, sepse ajo ndoshta është e vetmja opozitare që ka fituar nga zgjedhjet e qershorit 2019, pavarësisht se pa asnjë meritë. Por për të parë se si heshtin njëkohësisht për këtë shuplakë përcëlluese si të ishin në kohërat e arta të dashurisë midis tyre kryetari “de jure” i Partisë Demokratike, “foltorja” dhe Presidenti i Republikës.