Zjarrfikësit kanë qenë heronjtë e Tiranës sot, pasi arritën që të vendosin në kontroll dhe të shuanin flakët që përfshinë fabrikën e riciklimit të mbetjeve. Ata luftuan me flakët plot 9 orë, nga paraditja deri në mbrëmje duke parandaluar përhapjen e zjarrit në biznese dhe banesa pranë fabrikës ‘Everest’ që u shkrumbua.