osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Heqjet të padrejta nga puna: Shqiptarët paguajnë miliona euro nga ndrrimet e shefave, drejtuesve sharlatanë dhe nepotizmi në administratë

Heqjet të padrejta nga puna: Shqiptarët paguajnë miliona euro nga ndrrimet e shefave, drejtuesve sharlatanë dhe nepotizmi në administratë

Qendra e Studimeve INFOCIP publikoi sot një studim mbi marrëdhëniet e punës, sipas të cilit, rreth 30% të ngarkesës në gjykatat administrative dhe 60% të çështjeve në Gjykatën e Lartë në tre vitet e fundit e zënë punësimet dhe shkarkimet nga puna.

“Në 2018 Gjykata Administrative e Apelit dha gjithsej 4743 vendime, prej të cilave 1400, ose 29.5 %, kishin objekt marrdhëniet e punës. Në 2017 dha 5546 vendime, prej të cilave 1601 ose 30%, kishin si objekt marrëdhëniet e punës. Afro 77% e ankimuesve i kanë fituar çështjet e tyre gjyqësore për pushim të padrejtë nga puna” – thotë studimi i INFOCIP-it.

Janë 10 mijë e 625 paga që shteti duhet të paguajë si dëmshpërblim për personat që fituan çështjet gjyqësore ndaj tij në 2018 në Apelin Administrativ.

Janë 19003 paga të cilat duhen paguar si dëmshpërblim personave që fituan gjyqet në 2017.

Për rreth 30 mijë paga të cilat duhen dëmshpërblyer për dy vitet e fundit fatura që duhet paguar nga shteti është rreth 15 milion euro.

Në vitin 2015 nga thesari i shtetit u paguan rreth 22 milion euro për ekzekutim vendimesh gjyqësore të viteve pararendëse.

Në 2018 u paguan nga thesari i shtetit rreth 100 milion euro dëmshpërblime pagash për pushime të padrejta nga puna sipas rasteve të shpërndara në vite të ndryshme gjatë dekadës së fundit.

Ndërkohë në Apelin Administrativ akoma nuk kanë mbërritur çështjet e vitit 2017, i cili ishte një vit zgjedhor.

Gjatë kohës së qeverisjes me ministra teknikë, u raportuan rreth 600 pushime nga puna përpara se zgjedhjet të ndodhnin.

Pas zgjedhjeve, lëvizjet në administratë vijuan përsëri.

Bazuar në këto të dhëna, në vitin 2019 pritet serish te kemi një faturë të re që mund të shtojë me 5-7 milion euro barrën në buxhetin e shtetit, barrë të cilën duhet të paguajnë taksapaguesit shqiptarë.

Ka raste kur brenda një dite një drejtor i ri mund të bëjë 100 shkarkime nga puna. Largimet kolektive nga puna janë një barrë e rëndë për të gjithë.

Nëse gjykimi i këtyre padive do të realizohej shpejt, INFOCIP beson se dëmi ekonomik do të reduktohej ndjeshëm, pasi punonjësi do të kishte mundësi reale të rikthehej në vendin e punës përmes ekzekutimit të vendimi gjyqësor të formës së prerë, pa qenë nevoja që shteti të paguajë dy rroga për të njëjtin vend pune, e në ndonjë rast edhe tre paga.

Nga studimi del se një punonjës që humb punën në shtet pret në dyert e gjykatës mesatarisht 840 ditë (2.3 vjet) për të gjetur drejtësi në të dyja shkallët e gjykimit.

Shtuar edhe shqyrtimi i rekursit në Gjykatën e Lartë, pritja arrin mesatarisht 1730 ditë ose rreth 4.7 vjet.

Sipas ligjit, afati i zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje administrative deri në Apel nuk duhet t’i kalojë 90 ditë.

Sipas INFOCIP-it, shteti duhet të mos prodhojë kaq shumë konflikt gjyqësor, që shkon në dyert e gjykatave, ose gjykatat duhet të plotësohen me gjyqtarë.(VOA)